Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

739 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta nuk permbahet: “Na vjen te qeshim me kete Inter: si ka mundesi qe nje skuader si kjo…”

Inter, Gazzetta nuk permbahet: “Na vjen te qeshim me kete Inter: si ka mundesi qe nje skuader si kjo…”
Inter Club Staff

Inter gjen kunder Napolit fitoren e pare ne nje takim direkt ne kete sezon te Serie A duke fituar keshtu 1-0.

Pas humbjes ne derbi, dhe barazimit ndaj Atalantes dhe Lazios ne transferte, formacioni i Contes ka mundur Napolin dhe kalon keshtu ne pese fitore radhazi ne Serie A.

“Edhe kjo gje te ndihmon qe te gjesh edhe vetevleresim, sidomos pas asaj qe ndodhi ne kupat europiane pak dite me pare”, shkruan e perditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.

Me pas, Gazzetta analizon keshtu fitoren e Interit: “Ne cdo rast, per ta thene alla-Conte, “na vjen te qeshim me kete Inter”.

“Na vjen te qeshim sepse te mendosh te mos e kandidosh forcen e kesaj skuadre per kampionat, eshte nje cmenduri.”

“Pertej skuadres se pasur me lojtare, avantazhi qe do te kete ne pranvere, me jave pa Kupa Europiane, do te jete nje avantazh teper i madh.”

“E nuk e themi kete gje sepse dje ka luajtur mire.”

“Perkundrazi, komplet e kunderta: nese i ka mjaftuar ati Interi qe pame dje qe te arrije nje pike larg kryesimit, atehere cfare e pret ate Interin e te ardhmes qe do te shfrytezoje ne menyre perfekte potencialin e saj?”

“Dje ka mbajtur ne pankine per te gjithe ndeshjen nje doze te mire te nje kualiteti impresionues.”

“Interi eshte skuadra e pare qe ka prekur ne kete kampionat kuoten e 30 golave te shenuar: nuk eshte pak.”

“Pra, do te thote se Interi di te sulmoje. Por dje ka zgjedhur te prese Napolin, i ka lene 60% mbajtje topi.”

“Eshte ndihmuar nga Insigne qe ka dale me kartonin e kuq, eshte shpetuar nga Handanovic qe ka qene me i miri.”

“Ka fituar me pas me dy gjuajtje ne porte: nje ishte nga penalltia (Lukaku).”

“Duhet te beje me mire ne te ardhmen, por duke pare kete skuader, vertete te vjen te qeshesh te mendosh se nuk jane pretendente per kampionat. Por Contes i leverdis te thote keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.