Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

279 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Sensi rikthehet por Corriere dhe TS i japin nje note te tmerrshme: “E pabesueshme, duket sikur eshte nje…”

Inter, Sensi rikthehet por Corriere dhe TS i japin nje note te tmerrshme: “E pabesueshme, duket sikur eshte nje…”
Inter Club Staff

Inter ka derguar ne shtepi nje fitore shume te rendesishme per sa i perket kampionatit, duke mundur 1-0 Napolin ne fund te 90 minutave.

Nuk eshte se ka qene ndonje ndeshje e luajtur ne menyre emocionuese nga te dyja skuadrat, por per fat te mire Interi ka dale fituese.

Nderkohe, le te ndalemi pak te notat e gazetave italiane, qe pertej fitores, kane dhene nota shume te ulta per lojtaret e Interit.

Ai qe ka spikatur ne mes lojtareve te Inter, eshte Samir Handanovic, qe per Corriere dello Sport dhe Tuttosport ka marre noten 8.

Nderkohe, e perditshmja torineze shkruan per te: “Pritja ndaj Insigne ka qene dicka fantastike, por edhe ajo ndaj Politanos. Nje nate prej Superman per te.”

Me pas, ajo qe ben shume pershtypje, ka qene nota tmerrshme per Brozovid dhe mbi te gjitha Stefano Sensi.

Kroati per te dyja gazetat ka qene me i keqi ne fushen e lojes, me noten 5 ne tabele.

Por Tuttosport ka dhene nje note teper te ulet edhe per Stefano Sensi qe u fut pikerisht ne vendin e kroatit, edhe pse ai ishte nismetari i aksionit qe solli penalltine e fituar nga Interi.

Ata i kane dhene noten 5,5 atij dhe e kane komentuar keshtu paraqitjen e tij: “Sa shume veshtiresi. Vuan kudo. Duket larg nga Sensi qe jemi njohur ne te kaluaren.”

Corriere dello Sport nderkohe i rezervon te njejten vote, dhe e komenton keshtu:

“Pak pas tij, del Lautaro dhe futet Hakimi, dhe ai luan ne mesfushe per te ndihmuar Lukaku.”

“Por me futjen e tij, bie shume Sensi qe zhduket dhe del ne pah vetem me fitimin e disa faullave.”

“Nderkohe, 6 per Hakimi, qe beri ate qe tranjeri i kujtoi.”

Por La Gazzetta dello Sport nuk eshte dakort me dy gazetat e tjera, dhe i ka dhene Sensit noten 6 per ndeshjen e djeshme.

“Ishte nje futje decizive ajo e Sensit dje, sepse ai e prek dy here topin ne aksionin e penalltise. Me siguri qe gjendja nuk eshte nder me te mirat, sepse kuptohet qe ne menyren qe ai vrapon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.