Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

938 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Tare? Nuk e kuptoj. Interi nuk luan piset: ja pse! Icardi qendron me ose pa Champions”

Ausilio: “Tare? Nuk e kuptoj. Interi nuk luan piset: ja pse! Icardi qendron me ose pa Champions”
Bujar Berishaj

I intervistuar nga Sky Sport ne ceremonine e cmimit Gentleman, drejtori sportiv Piero Ausilio ka prekur temat e nxehta te klasifikimit dhe merkatos ne shtepine e Inter.

“Kemi fikur telefonat, nuk kemi pare asgje dhe i kemi kycur vetem ne oren pese per rezultatin qe na hap dyert per kete finale te madhe. I kam thene te gjitheve te ndalim telefonat dhe kam shkuar ne Bergamo per te pare i qete Atalanta-Milan, kisha deshire per futboll”.

“Icardi? Ka tre vite kontrate me neve. E kam thene gjithmone qe situata e tij nuk do te nderronte si shkak i klasifikimit. Duam te vazhdojme me te, ai qendron. Nuk duam ta shesim. Ka nje klauzole, ajo ka skadence dhe vlen vetem per jashte. Perderisa eshte mund edhe te flasin me te por jo me neve”.

“Cancelo dhe Rafinha? Nuk eshte se kemi shume kohe. Nuk behet fjale per vendime teknike, nuk kemi dyshime dhe dyshimet i kane pasur te tjeret. Nga ana ekonomike do te kemi nje tjeter ndeshje per t’u luajtur ndyshe nga ato te kampionatit”.

Ausilio pastaj ka folur edhe per Igli Taren qe dite me pare doli me disa fjale kontraverse rreth ceshtjes De Vrij: “Nuk dua t’i pergjigjem askujt. Igli ka thene ate qe mendon. Ne i kemi treguar Lazios per De Vrij ne mars. Kemi depozituar kontraten shume me heret se tani, Lazio mund ta verifikoj nese do”.

Pastaj ka vazhduar: “Nuk me duket se paraqitjet e tij kane rene. Pervec se nje mbrojtes i mire eshte edhe nje mesfushor e sulmues i mire. Ne fushe te dielen? Nuk me intereson. Shikoj vetem punen te Interi. Dje doja te shikoja nje ndeshje dhe shkova ne Bergamo me Baccin”.

Ne fund, i pyetur per Ilicic drejtori sportiv zikalter ka thene: “Ka bere pjesen e tij ne ndeshje, ashtu si te tjeret”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.