Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

421 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-mesuesi i Inzaghit zbulon per mediat: “Ka nje sekret qe nuk dini per Inzaghin. Ai eshte nje…”

Ish-mesuesi i Inzaghit zbulon per mediat: “Ka nje sekret qe nuk dini per Inzaghin. Ai eshte nje…”
Inter Club Staff

Ne kete moment, per Simone Inzaghin, tranjerin e Interit, ka pasur elozhe pa fund nga koleget e tij, por edhe nga analiste te ndryshem.

Per te ka folur edhe ish-tranjeri i Interit dhe Milanit, Ilargio Castagner, qe ka qene ne te kaluaren edhe mesuesi i Inzaghit.

Ai ka folur per Derbyderbyderby.it dhe e ka cilesuar tranjerin e Interit si nje tranjer te nivelit te pare qe eshte ne gjendje te karikoje ne menyre te pabesueshme skuadren e tij.

“Une kam qene gjithmone shume i bindur se Interi ka qene skuadra me e forte ne Serie A edhe kur humbi ata qe humbi.”

“Por ne kete moment do ju them dicka. Sekreti i ketij Interi eshte Inzaghi dhe ky i fundit ka nje sekret tjeter.”

“Cili eshte ky sekret? Inzaghi eshte nje maestro i taktikes. Shume mund te mos e kuptojne dhe mund te thone se Interi ka nje skeme: vetem sulmin.”

“Por nuk e kane kuptuar se cdo gje ne fazen sulmuese eshte provuar me pare dhe secili nga lojtaret ka nje detyre specifike ne fushe.”

“Ne Rome, te Lazio, ai e ka treguar kete gje per vite me radhe. Tani eshte momenti i tij. Milani mund te jete kundershtari numer nje, por Inter ka dicka me shume.”

“Superkupa? Mund te ndodhe gjithcka sepse eshte nje dneshje teke por me duket se Interi po ben nje rrugetim me logjik se Juventusi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.