Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-tranjeri italian i bindur: “Goditjen me te madhe ne kete merkato e ka bere Milan. As Lukaku e as Di Maria, por…”

Ish-tranjeri italian i bindur: “Goditjen me te madhe ne kete merkato e ka bere Milan. As Lukaku e as Di Maria, por…”
Inter Club Staff

Me sa duket, sipas Giovanni Galeone, ish-tranjer shume i njohur i Serie A, qe ka folur sot per La Gazzetta dello Sport, Milan ka bere goditjen me te madhe te merkatos ne Itali.

“De Katelaere eshte nje nxenes i imi prej vitesh, jo qe tani. Eshte thjesht super dhe une e kam ndjekur shume”.

“Mund te luaje perpara, ne mesfushe, di te shenoje gola, ka edhe nje inteligjence futbollistike superiore”.

“Mendoni qe si femije kishte filluar te luante mbrojtes, por me pas ka filluar te avancoje pak e nga pak edhe perpara”.

“E me thone se eshte edhe nje lojtar i madh tenisi, por edhe nje notar shume i mire. Me pak fjale, nje atlet natyral”.

“Eshte goditja me e madhe e kesaj merkato per mua. Me e madhja e sezonit dhe per kete jam shume i bindur”.

Me shume se Lukaku dhe Di Maria?

“Po, por nje eshte rikthim, dhe shpresoj qe per Interin te kete ardhur i njejti lojtar. Nderkohe, tjetri njihet mire. Goditja e vertete eshte Charles”.

Po Dybala?

“Nuk eshte vetem viti i Max, por ai nuk ka luajtur shume dhe dy sezonet perpara. Gjithesesi eshte nje goditje e mire per Romen, Mourinhon. Mbase ky eshte i vetmi qe mund te nxjere me te miren prej tij”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.