Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

307 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter heq dore nga nje objektiv i rendesishem ne mesfushe: “Sipas klubit, eshte e pamundur qe ai…”

Inter heq dore nga nje objektiv i rendesishem ne mesfushe: “Sipas klubit, eshte e pamundur qe ai…”
Inter Club Staff

Ditet e kaluara ka dal ne pah nje lajm qe shikonte Interin e Antonio Contes qe kishte hedhur bazat per nje operacion ne Serie A.

U perfol shume per Ruslan Malinovsky, mesfushorin e Atalantes per te cilin u tha edhe se ishte i perzgjedhuri i zikalterve per mesfushen.

Duke pare cilesite e tij dhe faktin se ai luan me te majten, shume media treguan se si Interi e ka vene si objektiv te merkatos se ardhshme.

Por duket se ka qene vete lojtari qe ka komplikuar gjithcka per sa i perket ketij transferimi te mundshem tek Interi.

“Si ka ndodhur kjo? E thjeshte. Ai ka shkelqyer ne kete faze te dyte te kampionatit dhe ka bere qe Atalanta ta quaje si te pashitshem.”

“Ai tashme mund te largohet nga Bergamo vetem per ndonje shume te parezistueshme, dicka qe eshte e pamundur per Interin.”

“Nje vit me pare ka pasur disa diskutime po su be asgje. Kerkesa ka qene 25 milione euro, kerkese kjo qe largoi Interin.”

“Por duke pare paraqitjet e fundit, Atalanta jo vetem qe e vlereson 25 milione euro, por e vlereson edhe dicka me shume se kaq. Mund te themi pa frike se Interi eshte terhequr nga gara per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.