Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

‘Ishte i Juventusit’, por Marotta po punon ta rrembeje tek Interi: e deshiron Conte me cdo kusht!

‘Ishte i Juventusit’, por Marotta po punon ta rrembeje tek Interi: e deshiron Conte me cdo kusht!
Inter Club Staff

Ne veren e kaluar, perpara se Fiorentina te kalonte nga Dalla Valle ne duart te Rocco Commisso, Federico Chiesa ishte praktikisht nje lojtar i Juventusit.

Keshtu flitej nga te gjitha mediat vendase qe tregonin se si marreveshja ishte gjendur ndermjet Juventusit dhe babait te lojtarit qe eshte edhe prokurator i tij, Enrico Chiessa.

Por ardhja e nje presidenti te ri ndryshoi te gjitha rregullat ne tavoline dhe normalisht, ndihmoi ne rekuperimin e Interit.

Tani, pas shume pune te bere ne hije dhe pa shume buje, Beppe Marotta po enderron qe te coje ne port nje operacion te madh dhe ti rrembeje keshtu perfundimisht Juventusit nje nga lojtaret me te kerkuar nga Conte.

Kete gje e shkruan Corriere dello Sport e cila zbulon edhe detaje rreth kesaj tratative.

“Ne Milano jane te bindur se distanca ne krahasim me Juventusin eshte anulluar totalisht pas punes se madhe te Beppe Marottes.”

“Tashme, pasi lojtari konsiderohej se ‘ishte i Juventusit’, sot qe po flasim nuk eshte aspak keshtu dhe gjerat kane ndryshuar ne veren e kaluar.”

“Me kalimin e muajve, Interi ka punuar pa lene gjurme dhe ka pasur shume kontakte me Fiorentinen, sepse Marotta kishte vene edhe Castrovillin ne shenjester.”

“Natyrisht, nuk eshte nje operacion i thjeshte, por ne shtepine zikalter jane te bindur se i kane te gjitha armet per te mbyllur goditjen. Per me shume, tashme kane edhe dakordesine e lojtarit qe do e preferonte te punonte me Conten.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.