Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

882 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Nuk e prisja kete lloj pritje nga Interi, jam i lumtur. Juventusi? Nuk kam folur kurre me ta. Ne merkato duhet kohe.”

Conte: “Nuk e prisja kete lloj pritje nga Interi, jam i lumtur. Juventusi? Nuk kam folur kurre me ta. Ne merkato duhet kohe.”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka folur pak me pare ne nje konference per shtyp direkt nga Kina ne prag te ndeshjes ndaj Juventusit ne Nainjing ne oren 13:30 me oren shqiptare. 

Keto kane qene fjalet e para te teknikut italian: “Po kerkojme qe te punojme mbi konceptet e lojes ne fazen e mbajtjes se topit dhe ne fazen kur e ka kundershtari topin.”

“Me shume luhen ndeshje, me shume fillojme dhe  kuptojme konceptet e reja. Pastaj natyrisht bashke do te analizojme aspektet pozitive, ato negative dhe do te tentohen te rregullohen keto te fundit.”

“Te luash keto lloj ndeshjesh te ben qe te ndihmosh veten per te pare se ku je, ne cfare faze. Une jam shume i lumtur qe jam shume i njohur ne Kine ashtu si thoni ju, per mua eshte nje motiv krenarie.”

“Pseudonimi im do te thote se jam shume i drejtperdrejte? Mendoj se eshte e rendesishme te jesh i drejtperdrejte me lojtaret dhe me tifozet. Per mua eshte gjeja me e rendesishme.”

Kushtet e dy lojtareve te sapo ardhur nga pushimet verore, Vecino dhe Godin.

“Matias vjen nga nje demtim muskular dhe keshtu po punon me ndryshe se te tjeret, por po shkojme dalengadale ne kete situate sepse nuk duam qe lojtari te demtohet perseri. Per sa i perket Diegos, ai ka filluar stervitjet me ne. Jane dy lojtare shume te mire. Shume te bashkuar edhe me njeri tjetrin dhe une jam shume i lumtur qe i kam ne dispozicion.

Kapitulli merkato.

“Per sa i perket merkatos dhe per sa i perket emrave qe qarkullojne mendoj se do te behen disa refleksione dhe do te merren disa vendime per te miren e Interit duke marre parasysh edhe Fair Play Financiar, jo vetem fushen.”

“Kemi nevoje per kohe per te krijuar nje baze solide per ta derguar klubin aty ku e meriton. Ndryshimet qe po sjell shoqeria e re jane ne syte e te gjitheve. Mendoj se disa vendime te menduara mire mund te zhvendosin vertete ekuilibrat per mire.

Me pas, disa fjale per rikthimin e tij ne Itali. 

“Eksperienca ne Angli me ka aftesuar shume profesionalisht por tani jam shume i lumtur qe jam rikthyer ne Itali dhe qe jam ne krye te nje nga skuadrave me te rendesishme te kontientit Europian si Interi.”

“Premier League eshte liga me e rendesishme oper momentin dhe me e veshtira per te luajtur dhe fituar. Ka shume lufte per gjashte vendet e para dhe te gjashta skuadrat nisen me shanse te barabarta per te fituar. Ne Angli eshte shume e veshtire te fitosh nje titull. Kampionati italian nderkohe po rikthehet dhe po rritet e kjo eshte shume e rendesishme.”

Ndeshja kunder Juventusit dhe zerat per nje rikthim te tijin tek Juventusi ne vere. 

“Do te jete nje ndeshje e rendesishme: eshte nje moment ku te dyja skuadrat jane akoma ne faze pergatitore. Si ne por edhe ata do te tentojne te bejne nje ndeshje te bukur. Shpresojme te shikojme permiresime ne loje pertej rezultatit.”

“Kjo eshte hera ime e pare qe perballem me Juventusin qe kur raporti yne perfundoi. Ne te kaluaren me ka ndodhur edhe me Arezzon dhe Atalanten. Eshte e kote te thuash ke apo ske emocione, se eshte njerezore kur perballesh me te kaluren. Ne fillim do te jete emocionuese, por do te kemi nje kundershtar perballe ndaj te cilit do te tentojme te fitojme me patjeter.”

“Nuk kam qene kurre ne vere afer Juventusit, nuk i kam degjuar apo folur kurre kete vere perpara se te vija tek Interi. Ka qene Interi ajo qe me ka dashur dhe ka treguar interes shume te madh per mua. Prandaj kam shume pergjegjesi per te ndertuar dicka te bukur ketu. Ne fillim nuk e prisja kete pritje kaq te bukur nga Interi, por ndodhi dhe jam shume i lumtur per afeksionin e treguar.”

Ne fund, nje batute per Suning. 

“Po sjell me te vertete ndryshime ne klub qe jane te rendesishme por duhet edhe pak kohe per te ndertuar nje baze solide e klubi te dergohet aty ku e ka vendin, ne maje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.