Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

872 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Italia deshton keqazi por Gazzetta shpeton vetem nje lojtar te Interit: “E ardhmja jone eshte ai: shume do largohen por…”

Italia deshton keqazi por Gazzetta shpeton vetem nje lojtar te Interit: “E ardhmja jone eshte ai: shume do largohen por…”
Inter Club Staff

Nje deshtim i shemtuar i Italise. Me sa duket, pas humbjes se djeshme ndaj Maqedonise se Veriut, tani Boterori do te luhet pa Kampionet e Europes.

Por nga t’ja nise Italia tani? Pertej teknikut qe do te jete ne pankine, La Gazzetta dello Sport provon te imagjinoje te ardhmen e Italise.

“Lojtaret qe do te largohet nga kombetarja jane te shumte: Sirigu, Chiellini, Acerbi, Florenzi, Toloi, Insigne dhe Immobile. Per tu vleresuar nderkohe Bonucci, Jorginho e Verratti.”

“Nderkohe, ne porte pritet te mbetet Donnarumma dhe pas tij do te kete Meret, Cragno dhe Gollini me nje sy nga Vicario apo Plizzari.”

“Gjithesesi, ne mbrojtje eshte nje njeri qe eshte e ardhmja e Italise dhe nga ku duhet te nise gjithcka te Italia e re.”

“Ai eshte Bastoni qe diten e djeshme ka bere nje ndeshje vertete te madhe. Ka qene nje note pozitive mes shume negativesh.”

“Bastoni eshte e vetmja siguri. Nderkohe, te shumte jane emrat e tjere qe mund te marrin pjese, por nuk jane nje siguri. Mancini dhe Luiz Felipe si alternativa te para.”

“Ne mesfushe, Barella dhe Verrati mund te kene nje shok te ri titullar qe eshte Tonali ndoshta, por afer jane edhe Locatelli, Castrovilli, Pessina, Pellegrini, Cristante dhe Frattesi. Pobega dhe Rovella po afrohen gjithashtu.”

“Ne sulm, nuk ka asnje revolucion: Zaniolo, Scamacca, Belotti, Raspadori, Zaccagni, Chiesa dhe Berardi jane te konfirmuar. Alternativat jane Kean, Lucca dhe Cancellieri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.