Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shenon me shume se Higuain, mesatare golash me te larte se Tevez. Sa vlen Maurito Icardi?

Shenon me shume se Higuain, mesatare golash me te larte se Tevez. Sa vlen Maurito Icardi?
Inter Club Staff

Te besh nje vleresim merkatoje eshte gjithmone nje ushtrim teper i komplikuar. Ne kete rast, tashme, debati eshte i hapur prej kohesh. Sa vlen Mauro Icardi? A duhet te konsiderohet ai si nje pike kyce e projektit te Interit? Numrat e sulmuesit Argjentinas, duke u nisur nga faktet, jane me te vertete mahnites.

Icardi, sa per ta kujtuar, eshte i datelindjes 1993, qe do te thote se nuk i ka mbushur akoma 22 vjec (do ta beje per 10 dite). Ne kete sezon, ai, ka shenuar 18 gola deri me tani, me nje mesatare golash te jashtezakonshme: 1 ne 126 minuta. Ne Kampionat, eshte i dyti per sasine e golave te shenuar, i vetem pas Carlos Tevez dhe perpara nje sulmuesi si Gonzalo Higuain, premtimeve si Paolo Dybala apo bomberave si Di Natale, Menez dhe Simone Zaza.

Icardi si mesatare golash ja kalon edhe Tevez (nje gol ne 126 minuta per Icardin ndersa per Tevez 1 gol per cdo 131 minuta, duke perjashtuar Superkupen). Atehere, sa mund te vleje nje djalosh 21 vjecar me keto numra? Bony, i datelindjes 1988, sa per te bere nje krahasim te fresket, eshte paguar nga Manchester City plot 35 milione euro disa jave me pare.

Por “patatja e nxehte” per nje shitje te mundeshme te Icardit i kalon klubit, qe ka treguar ne merkaton e fundit se Interi di te levize mjaft mire ne merkato. Por vlera e lojtarit nuk do shume hamendesime, ka shume te dhena dhe fakte qe e vendosin ate. Icardi eshte nje nga te rinjte me te mire, nje top-player i lojtareve te rinj duke llogaritur te gjithe futbollin boteror e jo vetem ate Italian. Kete gje e di Interi dhe te gjithe ata qe do te trokasin ne dyert e Ausilios dhe te Thohirit duhet ta dine mire: Duhet te paraqiten me disa thase me para, sepse ndryshe nuk behet asgje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags