Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,094 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

JO, KY INTER NUK ESHTE NORMAL: “Duket e pabesueshme, por skuadra e Inzaghit ka arritur qe te…”

JO, KY INTER NUK ESHTE NORMAL: “Duket e pabesueshme, por skuadra e Inzaghit ka arritur qe te…”
Inter Club Staff

Ne ndeshjen e fundit te sezonit, skuadra e Inzaghit ka arritur te marre nje fitore teper te rendesishme per kampionatin.

Zikalterit kane hedhur ne tapet nje skuader teper te veshtire si puna e Torinos se Juric qe vertete e kishte pergatitur me se miri ne kte ndeshje.

Inter e ka mbyllur keshtu ne vendin e pare duke merituar edhe titullin si Kampione e Dimrit, por ashtu si tha edhe Inzaghi, “ky nuk eshte nje titull real, titulli i vertete fitohet ne fundin e sezonit.

Por ajo qe bie ne sy me se shumti eshte forma e pabesueshme e zikalterve te Inzaghit qe nuk jane ndalur as kesaj radhe.

Edhe pse mungonte nje si Barella, ne fushen e lojes zbriti Arturo Vidal qe ka zhvilluar nje nga ndeshjet me te mira te sezonit.

Goli erdhi nga Denzel Dumfries nderkohe qe vazhdon me rritjen e tij dhe e ka zevendesuar Darmian me se miri.

Goli i hollandezit sot ka sjelle tre piket per Interin dhe nder te tjera, Inter ka marre fitoren e gjashte radhazi duke mos pesuar nje gol te vetem.

Me te vertete nje rekord i pabesueshem ky nga skuadra zikalter ne prag te festave te fundvitit: festa te merituara!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.