Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

266 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jose Mourinho shpik formacionin: “Ja si do te luaje ndaj Interit. Ne menyre te habitshme do te aktivizoje…”

Jose Mourinho shpik formacionin: “Ja si do te luaje ndaj Interit. Ne menyre te habitshme do te aktivizoje…”
Inter Club Staff

Roma me te vertete do te perballet ndaj skuadres me te forte ne Serie A diten e sotme por do te kete nje mal me mungesa.

Sikur te mos mjaftonin vetem lojtaret e demtuar, ne ndeshjen ndaj Bolognas kane marre karton edhe Karsdrop dhe Tammy Abraham.

Te dy ata lojtare kane qene ne rrezik kartonash dhe e kane humbur keshtu mundesine qe te luajne ndaj Interit neser ne Olimpico.

Por ka edhe me shume: Felix dhe Villar kane dale pozitiv me Covid dhe eshte demtuar edhe El Shaarawy.

Nderkohe, sipas Corriere dello Sport, Mourinho pritet te beje nje ndryshim te rendesishem dhe te kaloje te skema 4-2-3-1.

Ai po mendon qe te hedhe nga minuta e pare Ibanez ne menyre te habitshme ne krahun e djathte dhe si nje mbrojtes krahu duke mos aktivizuar keshtu nje lojtar krahu si Reynolds te cilin e ka ne stol.

Nderkohe, Olimpico pritet te jete i mbushur plot e perplot: eshte bere me dije se te gjitha biletat per kete ndeshje jane shitur. Nje sold out.

Ky eshte formacioni i mundshem i Romes sipas Sky Sport:

ROMA (4-2-3-1): Rui Patricio; Ibañez, Mancini, Smalling, Viña; Cristante, Veretout; Perez, Zaniolo, Mkhitaryan; Shomurodov.

Ne stol: Fuzato, Boer, Kumbulla, Reynolds, Calafiori, Diawara, Villar, Darboe, Bove, Zalewski, Volpato, Borja Mayoral.

Te skualifikuar: Abraham (1), Karsdorp (1).

Te padisponueshem: Spinazzola, Pellegrini, El Shaarawy, Afena-Gyan.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.