Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jose Mourinho ve ne loje padashje Romen duke kujtuar Interin: “Njeriu qe me ka ndihmuar te fitoj Tripleten sot eshte…”

Jose Mourinho ve ne loje padashje Romen duke kujtuar Interin: “Njeriu qe me ka ndihmuar te fitoj Tripleten sot eshte…”
Inter Club Staff

Me sa duket diten e djeshme perpara ndeshjes Verona-Inter ka pasur me te vertete nje moment zbavites me Jose Mourinhon.

Ndoshta nuk ka qene edhe aq zbavites per tifozet e Romes por te pakten per ata te Interit dhe per personazhet, po.

Me sa duket dje Jose Mourinho ka pare perpara mikrofonave Giampaolo Pazzinin dhe ka dashur ta pershendese me nje batute.

Ne te kaluaren Pazzini ka qene nje nga kundershtaret e skuadres zikalter (ne 2010) kur ai luante te Sampdoria.

“Pazzini? Kurre nuk ka luajtur per mua por une kam nje respekt shume te vecante per te dhe gjithmone do ta kem.”

“Ai njeri me ka ndihmuar te fitoj tripleten me ato dy gola ndaj Romes. Prej atyre dy golave ne kaluam Romen ne klasifikim.”

“Kurre nuk ka luajtur per mua por ka qene shume i rendesishem per karrieren time”, ka nenvizuar Jose Mourinho duke qeshur.

Nderkohe, Mou me siguri ka harruar per nje cast qe eshte tranjer i Romes sepse duket shume e cuditshme te degjosh keto fjale nga tranjeri i Romes, skuadra qe ne ate vit humbi kampionatin per shkak te Pazzinit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.