Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juric, cfare po thua? “Mendoja se ky Inter na ishte me i forte. Te gjithe e pame se si ata…”

Juric, cfare po thua? “Mendoja se ky Inter na ishte me i forte. Te gjithe e pame se si ata…”
Inter Club Staff

Asgje per te bere per Torinon, qe humbet 1-0 kunder Interit. Nderkohe, Ivan Juric, direkt pas ndeshjes ka folur per shtypin.

Torino ka luajtur edhe njehere tjeter me arme te barabarta me nje skuader te klasifikimit te larte por piket nuk erdhen. Cfare mungon?

“E kemi te veshtire te shenojme gol, por eshte nje diskutim me global. Na mungon pak nga te gjitha per te rritur nivelin tone.”

“Loja e mire eshte, por kunder skuadrave te medha gabojme pak nga te gjitha. Nuk do i jap faj vetem sulmuesve, sepse mungon te qenit fluid ne disa situata. Kemi per tu permiresuar.”

Normale qe te kete me pak raste me skuadra si Interi. Duhet te jeni me preciz?

“Ne besojme shume. Normale qe duam me shume pastaj. Interi vinte nga nje periudhe qe fitonte 4-0, 5-0, bente nga 20 raste per gol.”

“Sot kemi bere nje ndeshje te drejte, kunder nje Interi te forte. Do kisha dashur qe Torino te ishte me kompetitive.”

Do e fitoje ky Inter ne fund Scudetton?

“Interi me ka mahnitur shume ne ndeshjet e kaluara dhe kisha frike. Sot e kam pare mire, por mendoja se ky Inter ishte me i forte se kaq.”

“I jap merite djemve te mi, Interi qe dukej i pamundshem ne televizion u pa nga te gjithe qe kishte perballe nje Torino qe i rrezikoi jo pak.”

“Ka edhe skuadra te medha te tjera, por jane favorite, luajne me siguri dhe besim, marrin ne shtepi rezultatin, festojne fitore nga 1-0, kane nje grup te krijuar nga Conte ne te kaluaren.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.