Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Merkato, ja endrra e madhe e Interit prej te pakten dy vitesh: tifozet do cmendeshin!”

“Merkato, ja endrra e madhe e Interit prej te pakten dy vitesh: tifozet do cmendeshin!”
Inter Club Staff

Nuk eshte vetem tema Lautaro ajo qe mban pezull ambjentin e Interit per sa i perket merkatos.

Eshte mbi te gjitha edhe ceshtja e lojtareve te krahut, nje rol kyc ky ku Antonio Conte deshiron dy blerje ne lartesine e duhur per 3-5-2 e tij.

Deri me tani, emrat me te perfolur kane ardhur nga Barcelona me Semedo dhe Junior Firpo qe jane propozuar ne kembim per Lautaron.

Por sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, tek Interi ka dy vite qe enderrojne nje emer qe luan ne Bundeslige.

Behet fjale per Hakimi, i cili mund te rikthehet ne Madrid pas huazimit dy vjecar tek Dortmund, por mund te qendroje per pak kohe aty sepse Real deshiron ta shese.

Real Madrid kerkon per lojtarin te pakten 50 milione euro dhe per te ka levizur ne menyre te rendesishme edhe PSG. Por per francezet rruga eshte ne tatepjete kohet e fundit.

Tifozet e Interit nderkohe do te cmendeshin per kete blerje sepse e kane pare ne aksion edhe ndaj Interit kur Borussia mundi Interin me permbysje ne Champions League.

Ai do te ishte nje blerje shume e mire per krahun e djathte te Interit qe do i bente te gjithe te ishin dakort.

Por normalisht, eshte shume e veshtire te arrihet sepse kushton shume dhe konkurenca eshte e larte. Gjithesesi, Interi do e provoje patjeter per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.