Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve-INTER, Conte ndryshon gjithcka ne formacionin titullar? “Me sa duket ai ka vendosur qe…”

Juve-INTER, Conte ndryshon gjithcka ne formacionin titullar? “Me sa duket ai ka vendosur qe…”
Inter Club Staff

Vetem nje jave me pas, ja ku rikthehet sfida ndermjet Interit dhe Juventusit diten e sotme ne Torino.

Ne loje eshte finalja e Kupes se Italise, me Juventusin qe do e nisin kete ndeshje me avantazhin 2-1 te maturuar ne ndeshjen e pare.

Zikalterit nderkohe, do duhet qe te bejne nje permbysje te vertete per te arritur nje fitore qe do i bente ata qe te kalonin ne turin tjeter.

TE REJAT E FUNDIT NGA JUVENTUSI – Pirlo duhet te zgjedhe perseri dyshen e mbrojtjes si nje jave me pare, me Demiral dhe De Ligt nga minuta e pare.

Keshtu, Chiellini dhe Bonucci (qe nuk eshte ne formen e tij me te mire) ne pankine. Nderkohe, ne krah pritet Cuadrado dhe Danilo.

Ky i fundit eshte ne avantazh ndaj Alex Sandro. Ne mesfushe nga minuta e pare pritet qe te luaje Rabiot me Bentancur.

Arthur nuk eshte mire dhe Ramsey nuk eshte rekuperuar dot. Nderkohe, ne krah pritet qe te kene nga nje fanelle titullari Chiesa dhe Bernardeschi (pushim McKennie).

Ne sulm nderkohe hapsire per Ronaldon, duke pare se Morata dhe Dybala nuk jane ne formen e tyre me te mire bashke me Kulusevskin.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI  Mungese e dyfishte kiliane per Conten, i cili do te luaje ne kete ndeshje pa dy te skualifikuarit Vidal dhe Sanchez.

Pikerisht si ne ndeshjen e pare, tekniku zikalter humbet dy lojtare te rendesishem.

Por ne vecanti, peshon mungesa e Nino Maravilla, qe mbase mund te jete jo preciz perpara porte, por eshte gjithmone nje zgjedhje e mire per te ndryshuar rrjedhen e lojes.

Ai mbetet elementi me fantazine me te madhe dhe kualitet te padiskutueshem ne repartin e avancuar.

I rendesishem, ne te njejten kohe, edhe rekuperimi i Lukaku de Hakimi, te cilet rikthehen keshtu nga skualifikimi.

Nderkohe, dy balotazhet e vetme jane Gagliardini qe luan nje vend titullari me Eriksen dhe Stefano Sensi.

Nderkohe, ne krahun e majte, Darmian sfidon Perisic dhe Young.

Pikerisht danezi mund te jete nje surprize e rendesishme e nates se sotme: sipas lajmeve te fundit nga Appiano, ish-Tottenham mund te jete i perzgjedhuri qe te zere vendin e Vidal.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Cuadrado, Demiral, De Ligt, Danilo; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Bernardeschi; Kulusevski, Ronaldo.

Ne pankine: Szczesny, Pinsoglio, Chiellini, Bonucci, Frabotta, Alex Sandro, McKennie, Fagioli, Di Pardo, Peeters, Da Graca, Morata.

Tranjer: Pirlo.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Dybala, Arthur, Ramsey.

Preview Juve-Inter - Out Vidal e Sanchez, riecco Lukaku e Hakimi. Fiducia a Eriksen

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Darmian; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Padelli, Ranocchia, Kolarov, D’Ambrosio, Young, Vecino, Gagliardini, Sensi, Perisic, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: Vidal (1), Sanchez (1).

Te padisponueshem: asnje.

ARBITER: Mariani.

Asistente: Bindoni e Paganessi.

Arbiter i katert: Chiffi.

Var: Valeri (Giallatini).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.