Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli, a je ne vete? “Nuk dua te flas per Interin, por imagjinoni pak sikur atyre ti mungoje…”

Pioli, a je ne vete? “Nuk dua te flas per Interin, por imagjinoni pak sikur atyre ti mungoje…”
Inter Club Staff

“Kemi bere nje ndeshje te mire, por nje ndeshje e mire nuk eshte e mjaftueshme kunder nje skuadre te forte si Napoli.”

Keshtu e ka nisur intervisten e tij dje per Sky Sport tekniku i Milanit, Stefano Pioli, i cili ashtu si e ka bere zakon tashme, ka folur edhe per Interin, qe ndodhet 9 pike siper Milanit.

“Tani Interi i ka dhene gaz, ka fituar me te vertete shume ndeshje. Ata i kane dhene gaz pas daljes nga Europa dhe jane perqendruar totalisht te kampionati.”

“Ne duhet te mendojme te bejme sa me shume ndeshje te mira dhe te marrim sa me shume pike ne shtepi qe te jete e mundur.”

“Sot me siguri kemi humbur nje rast te mire, mund te kishte qene nje jave e mrekullueshme pas asaj qe ndodhi ne Verona dhe Manchester.”

“Tani ka rendesi karakteri, me mentalitetin e duhur duhet te reagojme. Jemi ne vend te dyte ne kampionat dhe duam te qendrojme aty edhe pse nuk ishte objektivi yne fillestar.”

“Kur ka kaq shume mungesa, eshte normale qe te humbasesh ndonje gje gjate rruges, sepse po flasim per lojtare te nje kualiteti te larte.”

“Ne kemi humbur shume lojtare nga demtime, jemi pa Ibren, Mandzukic dhe Rebic. Skuadra meriton komplimenta.”

“Brenda zones se kundershtarit mund te kishim bere me mire, por karakteristikat tona jane keto.”

“Nuk dua te flas gjithmone per Interin, por imagjinoni pak sikur ata te luanin pa Lukaku, Lautaro dhe Sanchez.”

“Apo edhe Juventusi pa Ronaldon. Kemi luajtur per shume kohe pa Ibra dhe Rebic dhe jemi aty ku jemi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.