Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

534 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve-Inter, ja arma me vdekjeprurese per te besuar te nje permbysje: “Kesaj radhe Conte do tentoje te..”

Juve-Inter, ja arma me vdekjeprurese per te besuar te nje permbysje: “Kesaj radhe Conte do tentoje te..”
Inter Club Staff

Nuk do te jete e thjeshte qe te permbyset rezultati i ndeshjes se pare, por Interi qe neser do te perballet me Juventusin, i ka te gjitha kartat ne rregull per ta bere kete gje.

Ndeshja e kampionatit ka treguar se kjo skuader eshte ne lartesine e asaj qe drejton sot Andrea Pirlo.

Perpara Lukaku dhe shoket e tij do te gjejne mbrojtjen me te mire te kampionatit. Por meqe jemi te belgu, kesaj radhe Conte me sa duket do te besoje gjithcka te ai dhe Lautaro.

“Dhe nuk ka arme me te mire dhe me vdekjeprurese se sa belgu per te besuar te nje permbysje nga ana e Interit.”

“Lukaku de Luataro jane dyshja e golave me e mire e kampionatit te Serie A, me Interin qe eshte e vetmja skuader qe ka dy sulmuesit me dopio shifer.”

“Do te duhet nje nate magjike, nje nga ato netet qe futen njehere e pergjithmone ne historine e futbollit italian.”

“Nje nate e Lu-La te plote, me pak fjale. Kjo sepse eshte pare mire edhe ne ndeshjen e pare se sa e rendesishme eshte per Interin te kete ne dispozicion dy sulmuesit e saj qe te fusin vertete friken”, nenvizon La Gazzetta dello Sport.

“Eshte shume i ndryshem rendimenti i Interit me apo pa Lu-La. Por nuk eshte nje turp qe te pranosh qe je i varur nga Lukaku de Lautaro.”

“Ne fund te fundit, jane numrat ato qe bejne diferencen, apo jo?”

“Me Romelun dhe Toron ne fushe, Interi ka fituar 17 ndeshje nga 27, duke shenuar 2,1 gola per ndeshje dhe nje total prej 58 golash.”

“Pa Lu-La – pikerisht si ndeshjen e pare me Sanchez – situata eshte e zeze: asnje fitore ne tre ndeshje dhe nje mesatare pikesh prej 0,3 qe nuk ndihmon aspak per te besuar per ndonje gje.”

“Por kesaj radhe Conte e ka kete arme vdekjeprurese dhe e ka me te karikuar se kurre per ndeshjen ndaj Juventusin.”

“Te gjithe jane ne pritje te sfides se madhe te se martes tashme, edhe pse sipas Contes, kupa nuk eshte objektivi kryesor dhe me rezultatin e pare, gjithcka eshte veshtiresuar shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.