Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 6, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus-Inter, flet edhe Felipe Melo: “Ja per ke do te bej tifo sot. Simone Inzaghi eshte nje…”

Juventus-Inter, flet edhe Felipe Melo: “Ja per ke do te bej tifo sot. Simone Inzaghi eshte nje…”
Inter Club Staff

Ai Juventus-Inter ka luajtur disa, dhe e ka bere kete gje me te dyja fanellat por sot, Felipe Melo nuk fshihet aspak.

Braziliani ka folur pikerisht ne diten e Juventus.Inter, duke treguar se nga cila ane eshte zemra e tij perpara nje ndeshje te tille.

Felipe, cfare pret ne ndeshjen e sotme?

“E di, asnjehere nuk i dihet kush fiton. Jane skuadra te medha me lojtare te medhenj. Por po kalojne nje moment te kundert”.

“Inter do te luftoje per Scudetton, edhe pse Napolin e shoh favorite. Juventus nuk eshte e forte si dy vite me pare.”

“Inter luan me mire dhe me pelqen. Normalisht, absolutisht qe shpresoj qe te fitoje Inter dhe qe te dale me tre pike sot. Eshte deshira ime, do te bej tifo per ta”.

Ke zgjedh mes Allegrit dhe Inzaghit?

“Tranjere te medhenj, por Allegri nuk ben nje loje te bukur edhe pse deri me tani ka fituar: eshte rezultatist, ashtu si thoni thoni ju ne Itali”.

“Nderkohe, Inzaghi eshte nje nder me te miret ne Seire A: ka bere mire te Lazio qe kurre nuk ka qene e forte. Po ben mire edhe ne Milano. Sot eshte me i forte se Allegri”.

Inter ka arritur objektivin e pare sezonal…

“Kam folur shume me interistat pas shortit te Champions, e dinin qe do te kishte qene e veshtire por kane bere nje pune madheshtore”.

“Barcelona e forte, por Inter ka bere jashtezakonisht mire. Pse te mos enderrojme se do te fitojme edhe Champions? Eshte gratis, nuk paguan asgje”.

Shoku jot Lukaku nuk ka pasur fat deri me tani.

“Jam i bindur qe do te rikthehet ne nivelin e tij. Prej nje viti eshte keshtu edhe per shkak te boterorit, lojtaret luajne dhe mendojne edhe per komebtaret”.

“Lukaku eshte teper i forte. Kam qene gjithmone nje tifoz i tij, shpresoja qe te vinte prap tek Inter. Do te kthehet e do te jete ipandalshem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.