Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

251 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Kush do ta kishte menduar ne fillim te sezonit se te Interi do te behej i pazevendesueshem nje si…”

Gazzetta zbulon: “Kush do ta kishte menduar ne fillim te sezonit se te Interi do te behej i pazevendesueshem nje si…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport sot flet per situaten tek Interi dhe te tre lojtare qe ne kete moment jane bere te pazevendesueshem.

Ne vecanti e perditshmja italiane eshte ndalur te nje lojtar qe askush ne fillim te sezonit nuk e ka prititur se do te behej i pazevendesueshem.

“Ne kete moment, tre jane lojtaret qe jane bere thelbesor per skuadren e Interit por edhe per idete e tranjerit Inzaghi.”

“Njeri eshte lider teknik, njeri eshte mushkeria e skuadres ndersa tjetri eshte nje motorr i vertete ne krah.”

Le ti marrim me radhe ata:

DUMFRIES – “Askush ne fillim te sezonit nuk e ka menduar se lojtari do te behej kaq shume i rendesishem per Interin me Inzaghin.”

“Por pershtatja e tij ne skuader ka qene e ngadalte dhe konstante. Problemet me gjuhen jane kaluar fale ndihmes se De Vrij.”

“Goli i shenuar ndaj Fiorentines shpjegon me se miri gjithcka. Tashme te gjithe e kane harruar ate penallti te shkaktuar ndaj Juventusit.”

BROZOVIC – “Ekziston nje Inter me Brozovic dhe nje Inter pa te. Kroati eshte i pari i pazevendesueshem per Inzaghin qe nuk ka mesfushore te ngjashem.”

“Marcelo eshte nje katalizator topash, nje play modern qe ka edhe kualitet edhe sasi. Eshte njeriu qe luan me shume topa dhe qe vrapon me shume.”

BARELLA – “Eshte me i pazevendesueshmi per sa i perket numrave: Nicolo eshte ekuilibratori ne mesin e fushes.”

“Renia e Interit vjen direkt edhe nga renia e paraqitjeve te tij. Ai ka ardhur ne mars pothuajse pa asnje energji.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.