Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

891 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus-INTER, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i perzgjedhur nga minuta e pare: ne loje edhe…”

Juventus-INTER, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i perzgjedhur nga minuta e pare: ne loje edhe…”
Inter Club Staff

Eshte dita e finales se madhe se Kupes se Italise. Sot ne darke, ne Olimpicon e tejmbushur, Inter dhe Juventus do te luftojne per trofeun kombetar.

Nderkohe, dy skuadrat do te tentojne qe te marrin ne shtepi kete trofe qe mund te shpetoje deri diku sezonin.

Inzaghi dhe Allegri rikthehen keshtu per tu perballur per here te katert ne kete sezon pas dy hereve ne kampionat dhe njehere ne Superkupen e Italise.

Deri me tani bilanci ka qene vetem nga ana e Interit, qe nuk deshiron te dorezohet pikerisht tani, ne nje finale Kupe.

TE REJAT E FUNDIT NGA JUVENTUS – Skuadra e Allegrit vjen nga nje humbje me Genoan dhe morali nuk eshte shume i larte.

Gjithesesi, Allegri e ka pergatitur kete ndeshje me qetesi duke qene se vendin e katert e ka blinduar tashme.

Si pasoje, ne krahasim me Inzaghin, ai ka lojtare me te shplodhur nga ana fizike ne stol. Eshte rekuperuar edhe Pellegrini por edhe Locatelli, te dy do e nisin nga pankina.

Eshte e mundur te shihet edhe nje 4-2-3-1 me Dybala pas shpines se Vlahovic, plus Cuadrado dhe Bernardeschi ne krah. Jashte De Sciglio per skualifikim.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi humbet Vecinon, por rekuperon Bastonin. Mbrojtesi qe eshte ndalur ndaj Bolognes per nje problem ne pulpe, eshte rekuperuar dhe mund te nise titullar.

Ende nuk eshte e vendosur perfundimisht, por Dimarco dhe D’Ambrosio mbeten alternativa te rendesishme ne cdo rast.

Ashtu si eshte thene edhe me pare, Inzaghi nuk deshiron te lere askend pushim sepse kjo ndeshje esht teper e rendesishme dhe ne fushe do te jete formacioni me i mire i mundshem.

Nderkohe, Dumfires pritet te perdoret si titullar ne te djathte dhe Perisic si titullar ne te majte. Ne stol Darmian dhe Gosens.

Per sa i perket sulmit, Lautaro pritet te luaje me Dzeko perpara nderkohe qe Correa dhe Sanchez jane me prapa.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Zakaria, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.

NE PANKINE: Szczesny, Pinsoglio, Bonucci, Rugani, Pellegrini, Arthur, Locatelli, Miretti, Nicolussi Caviglia, Aké, Morata, Kean.

TRANJER: Allegri.

Te skualifikuar: De Sciglio (1).

Te padisponueshem: Chiesa, McKennie, Kaio Jorge.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

NE PANKINE: Radu, Ranocchia, D’Ambrosio, Dimarco, Darmian, Gosens, Gagliardini, Vidal, Sanchez, Correa, Caicedo.

Preview Juve-Inter - Bastoni vuole esserci, Dzeko torna con Lautaro

TRANJER: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Vecino.

Arbiter: Valeri.

Asistent: Giallatini e Preti.

Arbiter i Katert: Sozza.

Var: Di Paolo (Abisso e Longo).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.