Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,693 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta flet ne menyre te papritur per Dybala: “Jemi te forte ne sulm, por per mua Dybala eshte nje…”

Inter, Marotta flet ne menyre te papritur per Dybala: “Jemi te forte ne sulm, por per mua Dybala eshte nje…”
Inter Club Staff

Giuseppe Marotta, CEO i Interit, ka dhene nje interviste te shkurter per Sky Sport ne prag te finales se Kupes se Italise.

Keto kane qene fjalet e tij: “Skuadra per here te pare eshte perballe dy realiteteve te ndryshme si Kupa e Italise dhe Kampionati.”

“Ka tension, por puna e klubit po jep frute te mira. Te gjithe komponentet e klubit deshirojne qe te dhurojne dicka speciale ne kete moment.”

“Dybala? Eshte nje lojtar shume e mire dhe do te lirohet me parameter zero. Eshte nje lojtar per klube te medha.”

“Ne jemi shume te forte ne sulm dhe jemi skuadra qe ka bere me shume gola, prandaj ne kete kendveshtrim nuk kemi probleme, por per mua Dybala eshte nje lojtar shume i madh, i vleresoj shume cilesite e tij.”

Merkato e veres se Interit? 

“Ne kemi nje tranjer te ri dhe te zotin qe ka marre eksperience me shume. Kemi pastaj edhe nje skuader teper te rendesishme dhe duam qe te vazhdojme me ta.”

“Do te shohim cfare mundesish do te kemi ne merkato, do te kapim mundesite qe do na dalin. Ne Itali nuk imagjinohen dot investime te medha, duhet te mendohemi mire.”

Rinovimi i Ivan Perisic?

“Nuk jemi ne match point, jo. Por nese ai ka deshire te qendroje me neve, do te jemi te kenaqur ta mbajme ne Milano. Jam shume besimplote per kete.”

Mbi Dzeko?

“Eshte nje profesionist shume i madh, shume i zoti qe eshte pershtatur direkt. Sjell ne repartin e tij shume fisnikeri. Sidomos per Correa dhe Lautaro qe mund te marrin shume nga ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.