Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

1,473 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus, nje tjeter goditje e rende vjen nga AIA. Gazzetta zbulon: “Me sa duket arbitrat e Juve-Inter jane cilesuar si…”

Juventus, nje tjeter goditje e rende vjen nga AIA. Gazzetta zbulon: “Me sa duket arbitrat e Juve-Inter jane cilesuar si…”
Inter Club Staff

Te shumta kane qene polemikat qe kane pasuar Juventus-Inter te luajtur vetem dy dite me pare ne Allianz Stadium.

Edhe pse mund te duket e cuditshme kur e lexon, por Juventusi (lojtare e tifoze bashke) eshte ankuar fuqishem per arbitrin e ndeshjes.

Madje Adrien Rabiot, lojtari i Juventusit, ka shkuar deri aty sa ka thene se Interi luajti me 12 lojtare ne fushen e lojes.

Por per Juventusin ka pasur nje lajm te keq, sepse AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave qe vendos edhe arbitrat e ndeshjeve dhe i vlereson ata), ka dhen e vleresim maksimal per ndeshjen Juventus Inter.

“Me sa duket, arbitrimi i Massimiliano Irrati i Juventus-Inter eshte vleresuar maksimalisht dhe eshte aprovuar totalisht nga AIA dhe Gianluca Rocchi, qe eshte dizenjatori i arbitrave.”

“Rochi ka cilesuar si te rregullta te gjitha zgjedhjet. Edhe penalltine e dhene per Interin, edhe penalltine e perseritur.”

“Nderkohe, sipas Rocchit, edhe pamjet e Bastoni-Zakaria nuk kane qene te qarta nga VAR per te dhene nje penallti pa dyshime.”

“Aprovimi ka ardhur edhe dy penalltite e kerkuara nga Vlahovic dhe De Ligt ne fund te ndeshjes: nuk kishte asgje per penallti, ashtu si vendosi edhe Irrati ne fushe.”

“Rochi ka quajtur te drejte edhe mungesen e kartonave te dyte te verdhe per Rabiot dhe Lautaro, te cilet ishin me te verdhe kur nderhyne ndaj kundershtareve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.