Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

602 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Ja kush ishte me i miri ne fushen e lojes. Nderkohe Lautaro ne versionin Lukaku ben…”

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Ja kush ishte me i miri ne fushen e lojes. Nderkohe Lautaro ne versionin Lukaku ben…”
Inter Club Staff

Inter mund Sassuolon ne transferte dhe e mbyll kete faze te kampionatit perpara ndeshjeve te Kombetareve ne menyren me te mire te mundshme.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve:

HANDANOVIC 7 – Nje gabim i De Vrij per pak e ben qe te beje dicka fatale. Por ai ndaj Defrel tregohet shume i kujdesshem.

Perdor intuiten, por nuk nderhyn. Eshte sulmuesi qe shkon ne drejtim te tij dhe eviton keshtu kartonin e kuq.

Nderkohe, te penalltia per pak sa nuk e priti duke qene se e preku me majen e gishtave dhe krahun e kuptoi. Per sa i perket pjeses tjeter te ndeshjes, sa here provohet, pergjigjet mire.

SKRINIAR 5,5 – Pas elozheve te medha te marra ne Kiev, ai sot perballe Boga vuan totalisht dhe bie ne gracken e sulmuesit te Sassuolos.

Edhe pse sllovaku eshte mjeshter ne mbulimin e lojtareve te shpejte, ky sot nuk ishte rasti. Ne kompleks, gabon me shume nga sa duhet diten e sotme.

DE VRIJ 5 – E nis me nje te rreshkitur dhe me pas dergon Defrel drejt portes i vetem. E humbet sigurine qe e karakterizon zakonisht.

E mbyll pjesen e pare me ate golim por ne te dyten tregohet me i vendosur dhe ndihmon skuadren ne cdo moment.

BASTONI 6 – Me i miri nga ata tre prapa edhe pse Berardi nuk eshte se po e kishte te lehte me Perisic dhe rralle here shkon deri te Bastoni.

Por sot nje prove e mire per te edhe pse perballe kishte shume kundershtare te rrezikshem. Deciziv ndaj Djuricic qe ishte gati te shenonte.

NGA MINUTA E 57 DIMARCO ME NOTEN 6,5 – Po ashtu si ndaj Atalantes, hyrja e tij ne fushen e lojes e rrit ne menyre te dukshme shtysen ne krahun e majte te Interit.

Sassuolo e ka shume te veshtire te mbroje. Konkretizon gjithcka me shume entuziazem.

DUMFRIES 5,5 – Duel i bukur me Rogerio ku ai shpesh here tenton te prevaloje me fizik. Perplaset por nuk eshte nej dite shume e mire.

Kur duhet me shume rregull, Boga komplikonte gjithcka. Prandaj edhe Inzaghi e zevendeson. Pak poshte gjashtes sot.

NGA MINUTA E 57 MATTEO DARMIAN ME NOTEN 6 – Korsia e djathte eshte shume delikate sepse perballe ishte Boga, por ai nuk e ka problem. Pikerisht per ate gje u fut dhe e beri mire detyren e tij.

BARELLA 6,5 – Direkt zot i mesfushes: dribling, rekuperime, topa te gjate, nje te majte qe per pak nuk hyn ne fushe.

Gjithmone i gjalle ne loje. Sa keq se nga nje top i humbur nga ai vjen edhe goli i kundershtareve me penallti.

BROZOVIC 6,5 – E ka shume te veshtire te gjeje shoket ne pjesen e pare sidomos. Prek me pak topa dhe nuk drejton dot mire manovren.

Por sapo Interi rrit xhirot, ai behet i cmuar. Ishte pikerisht ai qe pa pasimin milimetrik per Dzeko. Boshnjaku falenderon.

CALHANOGLU 5,5 – Ai ka detyren qe te lidhe mesfushen me sulmin dhe provon te krijoje dicka por te zotet e shtepise tregohen te sakte per ta mbyllur.

Jo mire ne pjesen e pare por as ne te dyten. Shume i lehte ne dyluftime: nje lojtar qe godet mire goditjet e lira nuk mjafton. Te luash per Interin kerkon dicka me shume.

NGA MINUTA E 57 ME NOTEN 6 ARTURO VIDAL – Futet per ti dhene gjalleri nje mesfushe qe e kishte humbur ate. Ben shume mire edhe pse nuk eshte i shpejte si ne koherat e tij me te mira.

PERISIC 6,5 – Nje nate jo e thjeshte per te sepse pervec se kishte Muldur perballe, shpesh duhet te mbulonte edhe Bastonin.

Por nuk mungon asnjehere shpirti i vrapit. Krosimi per Dzeko ka qene nje mrekulli per ate moment qe po kalonte Interi. Gjithcka nisi nga aty. Me kalimin e ndeshjeve edhe niveli i tij po rritet.

CORREA 5 – Nuk pritej fare ne formacionin titullar por do te kishte qene me mire per te dhe Interi nese sdo kishte qene vertete.

Nuk eshte ende ne formen e tij me te mire dhe nuk ben mire. Provon qe te vrapoje pak por larg portes. Dobet.

NGA MINUTA E 57 EDIN DZEKO ME NOTEN 7,5 – Futet dhe shenon direkt dhe me pas fiton penalltine e ne fund shenon prap por VAR e anullon golin.

E veshtire te jesh me shume efikas se kaq. Por ai ka nje force te pabesueshme per te nxjere skuadren perpara mbi te gjitha.

LAUTARO MARTINEZ 7 – Prove e madhe nga ai. Presing i larte, tackle, kerkon shoket, nuk e forcon kurre lojen.

Keq ne kuptueshmerine me Correa por jo per fajin e Toros. Nje ftohtesi si Lukaku nga pika e bardhe e penalltise. Gol perseri.

NGA MINUTA E 88 DANILO D’AMBROSIO – Pa vote.

TRANJERI INZAGHI ME NOTEN 6,5 – Skuadra per pothuajse nje ore duket e dorezuar per nje nate horror shume poshte ritmit te Sassuolos.

Shume lojtare nuk i pergjigjen mire lojes dhe nuk dukeshi ne naten e tyre me te mire. Por pushimi magjik i pjeseve edhe njehere nxjer Interi ne motivuar ne fushe.

Tashme nuk mund te jete nje rastesi, por dicka ka. Nderkohe, per tu vleresuar edhe zevendesimet: Vidal, Dimarco, Dzeko dhe Darmian ndryshojne kartat totalisht ne loje.

SASSUOLO: Consigli 6, Müldur 5,5, Chiriches 6, Ferrari 6,5, Rogerio 6,5, Frattesi 6 (dall’86’ Scamacca sv), Lopez 6, Berardi 6, Djuricic 6 (dal 75′ Traoré 5,5), Boga 7, Defrel 6 (dal 64′ Raspadori 5,5). All. Dionisi 6,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.