Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

446 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus, Pirlon nuk e mban vendi: “Cfare gabimi kemi bere sot duke pare se kemi ndeshje me Interin: do ishte me mire sikur…”

Juventus, Pirlon nuk e mban vendi: “Cfare gabimi kemi bere sot duke pare se kemi ndeshje me Interin: do ishte me mire sikur…”
Inter Club Staff

Andrea Pirlo ka komentuar diten e djeshme fitoren ndaj Genoas ne Kupen e Italise qe ndodhi po ashtu si ne rastin e Interit, ne minutat shtese.

Ai duket se eshte ndalur edhe te sfida me zikalterit qe do te luhet diten e diele ne San Siro, vetem pas tre dites.

“Diten e sotme ja kemi komplikuar jeten vetes duke pesuar ate gol nga Genoa e duke shkuar ne minutat shtese.”

“Cfare gabimi kemi bere sot duke pare se kemi ndeshje me Interin: do ishte me mire sikur te kishim mbyllur gjithcka ne ato 90 minuta.”

“Do ishte me mire sikur te kishim ruajtur energji, sepse te dielen na pret nje ndeshje shume e veshtire.”

“Mund ta kishim menaxhuar me mire duke qene se ishim ne nje rezultat te sigurt per ne, pra nje 2-0 qe ne minutat e para.”

“Ndeshja e San Siros? Per mua eshte ndeshje e rendesishme, ndaj nje kundershtari te madh, por nuk eshte decizive.”

“Jemi akoma ne fillim te kampionatit. Inter-Juventus eshte gjithmone nje ndeshje e nivelit te pare. Te gjithe do donin te luanin dhe te gjithe tranjeret do donin te drejtonin ndeshje te tilla.”

“Tani te pushojme mire, te dielen duhet te jemi gati per nje skuader te veshtire si Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.