Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

592 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta e habitur: “Cfare po ndodh me Interin? Skuadrat e tjera mbyten me demtime kurse ata…”

Inter Club Staff

Ato te Kjaer dhe Koulibaly jane demtimet e fundit te nje serie demtimesh te renda apo me pak te renda te lojtareve ne Serie A.

Me sa duket, sipas asaj qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport, ka dicka qe nuk shkon vertete ne kampionatin maksimal italian.

La Gazzetta dello Sport ka analizuar nje te dhene te rendesishme: ka shume, pafundesisht incidente ne fushe.

Qe te Osimhen e deri te Chiesa, qe te Gosens e deri te Anguissa. “Ne total, numri i ndeshjeve te humbura nga lojtaret ne Serie A ne 15 jave kampionat ka arritur numrin 901.”

“Brenda ka gjithcka: demtime traumatik, ndalesa per demtime muskulore, probleme me Covid apo gjera te ngjashme.”

“Eshte nje tregues i madh se si skuadrat dhe lojtaret po vuajne shume faktin se ndeshjet jane shume te ngjeshura.”

“Ne kete klasifikim demtimesh vendin e pare e mban Milani qe ka pasur te demtuar Krunic, Messias, Bakayoko, Rebic, Giroud, Castillejo, Calabria dhe i fundit Kjaer.”

“Napoli eshte e dyta me demtime te lojtareve te kalibrit Anguissa, Osimhen, Koulibaly, Insigne dhe Fabian Ruiz.”

“Nderkohe, Juventusi nuk po e kalon shume mire sepse deri me tani ka pare jashte Chiesa, Morata, Dybala, Kean dhe Chiellini.”

“Por edhe Roma, mjafton te shihni demtimet dhe mungesat qe ka Mourinho ndaj Interit diten e neserme.”

“Por doni te shikoni nje habi te madhe? Cfare po ndodh me Interin? Ata kane ndonje problem aty ketu, me Sensin dhe Sanchez shpesh here.”

“Ne fund, vetem 25 ndeshje jane humbur nga lojtaret e Interit ne total kete sezon. Me te vertete shume pak. Nje model suksesi nga stafi i Inzaghit gjithesesi.”

“Edhe pse shume pyesin veten se si Interi ja del kaq mire me demtimet qe prej sezonit te shkuar ku edhe fitoi Scudetton…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.