Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

325 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte ka vendosur: ja si do te perzgjidhen goditjet e merkatos. Gjithcka duhet te behet ne ndihme te nje lojtari!

Conte ka vendosur: ja si do te perzgjidhen goditjet e merkatos. Gjithcka duhet te behet ne ndihme te nje lojtari!
Inter Club Staff

Eshte dicka lehtesisht e imagjinueshme se Christian Eriksen ne muajt e pare tek Interi eshte perballur me disa veshtiresi.

Jane te shumte faktoret qe kane ndikuar tek kjo gje, e mbi te gjitha gjithcka ka pasur te beje me formen fizike.

Mesfushori danez vjen nga nje faze e pare e sezonit ku tek Tottenham ka luajtur shume pak dhe kjo gje ka ndikuar tek gjendja e tij fizike.

Kjo ka ngadalesuar edhe futjen e tij ne skemat e Antonio Contes por ai mbetet lojtari kryesor ku tranjeri zikalter do e perqendroje ringritjen e skuadres.

Sipas Tuttosport, ne keto jave, tranjeri zikalter do te kete kohe dhe menyre per te kuptuar se si do e perdore me se miri lojtarin e tij.

“Ne linje teorike, sistemi me i lehte per te bere qe Eriksen te jete qendror ne projekt, eshte ai qe shikon skemen 3-4-1-2 dhe qe do shikonte Eriksen pas shpines se Lukaku dhe Martinez.”

“Por nese shohim te ardhmen, ka shume mundesi qe do te shohim nje Inter si Chelsea i Contes qe rreshtimi ishte 3-4-2-1, kur Conte vuri Hazard dhe Willian me Pedro pas sulmuesit kryesor.”

“Duke pare punen e bere deri me tani, eshte e veshtire qe te imagjinohet nje Inter qe rikthehet tek mbrojtja me kater, prandaj edhe skema do te vazhdoje te jete me tre mbrojtesa por mund te perdoret skema qe Conte ka perdorur tek Chelsea.”

“Gjithesesi, Eriksen pritet te ndikoje jo pak edhe te merkato e Interit. Duke pare se ai konsiderohet nje nga lojtaret me te rendesishem ne skuader tani, blerjet e reja do te behen edhe per ta bere danezin te shkelqeje.”

“Conte keshtu, nese rifillon Serie A do te kete nje pune te re qe te kuptoje se cili lojtar i duhet shtuar kesaj skuadre qe te ndihmoje Eriksen te rikthehet ne versionin e tij “prime”.”

Si pasoje, po mendohet per nje lojtar “box to box”, nje lojtar alla-Kante i Chelsea. E pastaj, edhe dy lojtare krahu shume te forte si Federico Chiesa dhe Marcos Alonso qe do te ishin nje ndihme jo e vogel per skemen me Eriksen.”

“Ky i fundit do te jepte nje pasen e krah pa e menduar dy here duke marre parasysh vleren e lojtareve qe do te kishte ne krahet e sulmit.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj Tuttosport e cila tregon se jo vetem skemat e sotshme do te vihen ne dispozicion te Eriksen por edhe blerjet e merkatos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.