Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kush eshte “njeriu sekret” ne Appiano qe ka ndihmuar Inzaghin ne keto muaj te pare te Interi?

Kush eshte “njeriu sekret” ne Appiano qe ka ndihmuar Inzaghin ne keto muaj te pare te Interi?
Inter Club Staff

Sulmi me i mire i kampionatit dhe nje nga mbrojtjet me te mira. Interi i Inzaghit po ecen me ritme shume te larta duke thyer rekord pas rekordi.

Ne edicionin e saj te perditshem, Corriere dello Sport zbulon dicka detaje te rendesishme per skuadren zikalter.

Ja cfare shkruajne ata: “Eshte hera e trete ne historine e zikalter qe skuadra fiton pese ndeshje radhazi pa pesuar asnjehere te vetme.”

“Kishte ndodhur ne 1988-89 dhe ne 1996. Pastaj te mos flasim edhe per kualifikimin ne 1/8 e Champions ku Interi deshtoi tre here me radhe (nje here Spalletti dhe dy here Conte).”

“Mbaron me kaq? Jo, Interi eshte skuadra ne Serie A qe mbyll me se shumti aksionet e saj me gola, nje tregues se si Simone ka ndertuar nje Inter te frikshem duke e rritur edhe me shume intensitetin e lojes.”

“Ne teori, skuadra duhet te kishte humbur kualitet pa Lukaku, Hakimi dhe Eriksen por jo, tani ben edhe me shume spektakel sepse mban top dhe mbron duke sulmuar kundershtarin.”

“Nuk pret prapa per tu nisur ne kundersulm si bente Conte, por e vendos vete fatin e lojes duke e kapur ne cep kundershtarin e duke e sulmuar pafund.”

“Fitorja e Scudettos ka sjelle nje mentalitet te madh ne skuadren e Interit, por mbi te gjitha, ka qene efekti Inzaghi ai qe ka ndryshuar gjithcka.”

“Por kujdes; a e dini kush eshte “njeriu sekret” ne Appiano qe ka ndihmuar Inzaghin ne keto muaj te pare te Interi?”

“Ai quhet Massimiliano Farris, nje nga ndihmesit kryesore te Inzaghit dhe qe ben nje nga punet me te rendesishme.”

“Meret me lojtaret, individualisht, i keshillon, i jep pune te personalizuara, video te ndryshme me studime te kundershtarit dhe me studimin e levizjeve te tyre gjaten deshjeve te kaluara.”

“Ai qendron afer atyre te luajne shume por akoma edhe me shume afer atyre qe luajne me pak. Sepse te ky Inter jane te gjithe te rendesishem, luajne apo nuk luajne shume.”

 Getty Images

“Eshte nje Inter qe nuk ka me Orialin, por ka pare qe me skuadren te afrohet me shume Ausilio dhe Marotta te cilet bejne vizita te shpeshta ne Appiano.”

“Nderkohe, Farris eshte ai personi qe ben lidhjen ndermjet stafit dhe skuadres, duke i ardhur ndesh cdo kerkese qe kane lojtaret”

“Me pak fjale, eshte nje nga ata qe punojne shume prapa kuintave, dhe qe bejne nje pune vertete te jashtezakonshme.”

“Eshte ai njeriu “sekret” i Simones i cili e ka dashur ta marre me vete me cdo kusht nga Lazio kur erdhi tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.