Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

158 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

La Gazzetta dello Sport ndez sfiden: “Ja dueli me i bukur i Napoli-Inter: eshte pikerisht Hakimi kunder…”

La Gazzetta dello Sport ndez sfiden: “Ja dueli me i bukur i Napoli-Inter: eshte pikerisht Hakimi kunder…”
Inter Club Staff

“E nese nuk ndodh dicka e bukur nga keto dy lojtar sot, do te thote se koncerti ka qene poshte pritshmerive te publikut.”

“Futi ne krah, veri te vrapojne, shiko imagjinaten teksa e kthejne ne gol: zonja dhe zoterinj, tek ju Insigne dhe Hakimi.”

“Jane ata dy anesoret me te rendesishem te dy skuadrave, edhe pse njeri eshte mbrojtes e tjetri sulmues.”

Keshtu hapet La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem dhe tregon gjithashtu edhe numrat e dy lojtareve.

“Te dy ata kane nga 5 assist dhe shume aksione te rrezikshme nisin pikerisht nga kembet e tyre.”

“Eshte nje duel atipik dhe qe nuk eshte pare me pare sepse ne ndeshjen e kaluar Hakimi u fut vetem 13 minutam kur Napoli kishte arritur te fitonte fushe dhe po sulmonte ne kerkim te barazimit qe nuk erdhi dot.”

“Nese ndeshja e kaluar do te perseritet, eshte me e mundur qe ne krahun e Hakimit, Gattuso te zgjedhe Mario Ruin, pikerisht per te leshuar Insigne me te lire.”

“E pikerisht kety marokeni duhet te tregohet i shkathet, qe te gjeje hapsira dhe te beje keq ne menyren qe vetem ai di.”

“Njeri shkon ne vertikale dhe tjetri gjen ne vertikale shoket. Prandaj, eshte pikerisht Hakimi-Insigne dueli me i zjarrte i ndeshjes se sotme, pa harruar edhe ate te Lukaku me Koulibaly, dy bisha te verteta.”

“Do te jete nje ndeshje e bukur: ashtu si e thame edhe ne fillim, presim nje koncert futbollistik.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.