La Gazzetta zbulon: “Kemi kontaktuar Interin dhe Marotta e ka hedhur totalisht poshte hipotezen e blerjes se Franck Kessie.”
Ne ditet e fundit jane shtuar shume zerat e merkatos perreth Interit edhe per faktin se Beppe Marotta ka lajmeruar se Interi mund te beje nje ose dy goditje.
Ai kete gje e ka thene ne Festivalin e Sportit ne Trento, ku specifikisht e ka pranuar se do te provohet te ndihmohet Inzaghi.
Menjehere pas ketyre deklaratave, te shumte kane qene emrat qe jane perfolur, por edhe zerat per parametrat zero nuk jane ndalur asnjehere.
E pikerisht per njerin prej ketyre Beppe Marotta dhe klubi zikalter ka dashur qe te dale hapur duke mohuar zerat.
“Ne kete moment nuk gjejne aspak vertetesi zerat per nje interesim te Interit ne drejtim te Franck Kessie, mesfushorit te Milanit.”
“Lojtari eshte ne skadence kontrate me Milanin ne qershor por me sa duket Interi nuk deshiron qe te dale ‘i keqi’ ne kete histori.”
“Nuk do te kete asnje Calhanoglu-dy sepse te pakten sipas asaj qe Interi na ka konfirmuar, kjo gje nuk mund te ndodhe dot.”
“Pse? Sepse keto zera jane mohuar qe ne momentin e pare direkt nga klubi zikalter. Milanisti Franck Kessie tek Interi per momentin nuk eshte nje piste. Ku i dihet, ndoshta ne te ardhmen po.”