Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,090 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbi qiell (ishte) vetem Interi. Tani Cassano dhe Carolina do te largohen nga Milano

Mbi qiell (ishte) vetem Interi. Tani Cassano dhe Carolina do te largohen nga Milano
Andi Prifti

Filloi gjithçka ne nje dite te çmendur vere, nga nje takim mes Gallianit dhe Morattit: shkembimi Pazzini – Cassano. Nje operacion qe u mbyll ne pak dite pas nje dashurie ne distance per shume vite. “Mbi qiell eshte vetem Interi“, keto fjale tha Antonio Cassano diten e prezantimit te tij ne Appiano Gentile. Qe atehere ka pasur prezantime shume te mira ne fushe. Antonio arriti nje bonus prej 200 mije eurosh ne pak kohe, fale 20 ndihmave qe i dha ekipit (gola dhe assist) te koleksionuar.

Nje budallik i vetem: por deçiziv. Nje budallik (nese mund te quhet keshtu, duke pare qe gjendja me Stramaccionin nuk eshte sqaruar ende) qe bashke me demtimet, gjendjes fizike te barezit dhe raporti me teknikun e kane ndare ngadale Cassanon nga Interi. Tani Cassano, bashke me bashkeshorten e tij Carolina dhe dy djemte e tij te bukur Lionel dhe Cristopher, po pergatisin largimin nga Milano. Ne kete menyre u largua dhe Wesley Sneijder. Ishte Interi me treshen Cassano, Sneijder dhe Nagatomo: pas gjithe atyre shakave ne Appiano, gjithçka po mbyllet.

Tani familja e Cassanos ndodhet ne nje udhekryq: te shkoje tek Genoa e Carolinas (operacion i veshtire) ose t’i bashkohet Parmas te Donadonit duke marre pjese ne marrveshjen me Belfodil. Ajo qe eshte e sigurt eshte qe Antonio deshiron te kthehet protagonist ne fushe siç ishte tek Sampdoria. Ai deshiron te luaje me lojtare te mire, por pa personalitet te forte qe te mund te lene ne hije ‘egoizmin’ e tij. Por ai po largohet nga Interi me koken lart, dhe pas nje sezoni te keq ai u prezantua mjaft mire. Nuk perdori asnjehere fjale te ashpra ne takimet me shoqerine edhe ne momentet e veshtira. Si mund ti harrojme fjalet e tij te inkurajimit para ndeshjes me Juven? Interi ende po e respekton dhe po e vlereson. Por dashuria mbaroi, me mire mos te insistojme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.