Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

752 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – Depozitohet ne Federate kontrata e Stefan De Vrij: ja detajet!

LAJM I FUNDIT – Depozitohet ne Federate kontrata e Stefan De Vrij: ja detajet!
Inter Club Staff

Pas muajsh te tere thashethemesh ne merkato, duket se Interi tashme ka bere hapin me te rendesishem per De Vrij.

Zikalterit kane depozituar kontraten e hollandezit Stefan De Vrij ne Federaten Italiane te Futbollit dhe tashme nuk ka me asnje dyshim: duke filluar nga sezoni 2017-2018, ai do te jete nje lojtar i Interit.

Pas shume zerash dhe me objektivin Champions League per tu kapur ende, ka ardhur sot ky lajm qe eshte teper i rendesishem per sa i perket edhe objektivave te sezonit te ardhshem.

Kete gje e ka treguar sot La Gazzetta dello Sport pak minuta me pare, e cila shkruan per Inter-De Vrij ekskluzivisht.

Ja cfare ka shkruar Gazzetta dello Sport:

“Eshte zytare, nga korriku Stefan De Vrij do te veshe fanellen e Interit.”

“Eshte depozituar tashme kontrata ne Federate dhe eshte nje kontrate pese vjecare me 4,2 milione euro plus bonuse ne sezon.”

Ne kete pike, pritet edhe konfirmimi i klubit zikalter i cili duhet te beje edhe komunikaten zyrtare per kete.

Por veshtire se kjo komunikate do te vije perpara dates 20 maj, duke pare qe fati i ka vene Interit perballe pikerisht Lazion ne ndeshjen e fundit.

Por ajo qe ka rendesi eshte fakti qe Interi ka bere te sajin nje nga lojtaret me te forte ne Serie A, nje mbrojtes qendre me vlera te padiskutueshme.

Ai pritet te formoje nje dyshe vitin qe vjen me Milan Skriniar dhe te alternohen me Joao Miranden, gjithmone nese braziliani nuk largohet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.