Lautaro, e ardhmja ne dyshim? “Ne Milano kane mberritur agjentet e tij: Barca ka gati nje oferte te re: ja detajet.”
Barcelona nuk dorezohet per Lautaro Martinez. Skuadra blaugrana do te tentoje nje sulm te fundit me ndihmen e agjenteve te lojtarit.
Sipas te perditshmes spanjolle ‘Sport’, ne fakt, prokuratoret e lojtarit do te jene ne Europe ne ditet e ardhshme dhe do te prezantohen ne Milano.
Ata do te tentojne qe te zhbllokojne situaten e shitjes se argjentinasit ne Barcelone dhe do te tentojne te flasin me Interin.
Pikerisht per kete arsye, Barcelona do te beje nje oferte te re per Interin, por detajet ekonomike pritet te jene te ngjashme me heren e fundit.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 10 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/NSWZyJmaGk
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 6, 2020
Keshtu, Barca do te ofroje 65 milione euro plus nje lojtar ne shkembim.
Por ka edhe me shume: Barcelona mendon se po ben nje gjest simbolik ndaj Interit duke i lene Vidal te lire qe zikalterit ta marrin me parameter zero.
Ata duan qe Interi ta konsideroje kete si nje nder qe me pas, te hape rruge per transferimin e Lautaro Martinez ne Barcelone.
Por duket shume e veshtire qe bota e futbollit te funksionoje me ndere sot. Pertej kesaj tratative, Interi duket e hekurt ne qendrimin e saj.
Sipas Sport, Interi kerkon te pakten 85 milione euro per Lautaro Martinez dhe nje lojtar ne kembim. Asnje cent me pak.
Ky vleresim i Interit niset direkt nga vlera e klauzoles se lojtarit qe eshte 111 milione euro.
Burimi: Sport.