Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro i dergon nje mesazh Milanit: “Ne krahasim me ndeshjen e pare, Interi eshte…”

Lautaro i dergon nje mesazh Milanit: “Ne krahasim me ndeshjen e pare, Interi eshte…”
Inter Club Staff

Protagonist ne diten e derbit ne faqen zyrtare te Interit eshte Lautaro Martinez, i cili ka folur per te kaluaren e tij, por edhe per te tashmen dhe sfiden ndaj Milan.

Keshtu e ka nisur ai tregimin e tij:

E KALUARA – “E kujtoj kur kam bere debutimin ne Bahia Blanca, isha 15 vjec, perpara se te nisesha.”

“Ishte ndeshja e pare, shkova ne pankine. Kur me futen 20 minuta nga fundi kam bere gol ne topin e pare qe kisha.”

“Aty nisi gjithcka. Familja ime me ka mesuar qe te qendroj gjithmone i perulur ne gjerat qe bej. Suporti i tyre eshte ekzsitencial.”

MILITO – “Kkur kam debutuar ka dale Milito nga fusha, e kam perqafuar dhe jam futur ne vendin e tij. Per mua eshte nje mik i madh. Me mbeshtet gjithmone.”

INTER – “Kujtimet dhe emocionet qe kam perjetuar me kete fanelle jane shume. Mbaj mend debutimin ne Champions League kunder Barcelones, per mua ishte nje enderr.”

“Nuk shkoi mire, por ka qene nje ndeshje qe kam provuar emocione te pabesueshme.”

RINOVIMI – “Ka qene dicka shume e rendesishme per mua dhe familjen time sepse ne jemi shume te lumtur ne Milano.”

“Dua te bej gola, te jap assiste, te ndihmoj skuadren. I falenderoj te gjithe per ndihmen qe na japin. Dua te shkoj me Interin sa me lart te jete e mundur.”

DERBY – “Nga derbi i sezonit te shkuar mbaj mend qe duhet te fitonim qe te shkonim para. Ishte vertete thelbesore. Ka qene nje fitore e thelle.”

“Te shenoja nje dopiete per mua dhe te ndihmoja skuadren ka qene nje dicka shume e bukur. Jam kenaqur shume.”

“Tani eshte nje sfide e rendesishme. Te shtunen do te jene perballe dy skuadra te medha.”

TROFETE – “2021 ka qene nje vit i pabesueshem. Scudetto me Interin dhe Kupa e Amerikes me Argjentinen e fituar pas 28 vitesh.”

“Kane qene trofete e pare per mua qe kam fituar ne karriere dhe emocionet e pabesueshme.”

“Kete vit e kemi filluar me Superkupen per te cilen ne kemi luftuar shume. Jam teper i lumtur te jap kontributin tim. Qe nga goli me Juven e deri te lufta per titull.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.