“Scudetto? Per mua ka vetem dy skuadra favorite: Milan dhe Napoli. Interin madje e shoh edhe prapa…”
Walter Novellino, ish-tranjeri i njohur italian eshte pyetur per mikrofonat e 1 Station Radio dhe ka folur edhe per garen Scudettto ne Itali.
Ai eshte shprehur i bindur se ne kete gare me shume se gjithe te tjeret jane Napoli dhe Milani, duke lene keshtu jashte Interin.
“Milani jashte Europes qe ne dhjetor, ne kete moment, me duket se eshte gjeja me e mire qe mund ti ndodhte per sa i perket luftes Scudetto.”
“Por kjo gje ka ndodhur edhe sepse Milani nuk ka aspak eksperience nderkombetare dhe kane vuajtur vertete shume kete fakt.”
“I vetmi qe ka treguar kete karakteristike eshte Ibrahimovic, edhe pse ndaj Liverpool nuk tregoi as forcen, as karakterin e tij.”
“Ne kampionat nderkohe me kane pelqyer shume. Besojne shume te aftesite e veta dhe tani pa Champions i shoh favorite numer nje per Scudetton.”
“Shoh Milanin te tille bashke me Napolin, sepse ata bejne futbollin me te bukur sot per sot ne Itali, ne Serie A.”
“Zona Champions me pas do te kompletohet nga Atalanta dhe me pas nga Interi, te cilat nuk do te luftojne per Scudetton.”