Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

309 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainngolan zbulon: “Te Interi gabime te medha. Madje nuk e ndjej aspak si dicka timen…”

Nainngolan zbulon: “Te Interi gabime te medha. Madje nuk e ndjej aspak si dicka timen…”
Inter Club Staff

Eksperienca te Interi per Radja Nainggolan nuk ka qene aspak dicka per te mos u harruar: tre sezone por edhe dy huazime te Cagliari.

Sot qe po flasim, belgu eshte kthyer ne vendlindje, ku luan me Anversen, skuadren e qytetit te tij te lindjes.

Nderkohe, Radja ka dhene nje interviste per La Repubblica, ku ka treguar shume gjera ne lidhje me te kaluaren e tij interiste.

“Serie A? Niveli eshte ndryshe. Te voglat tashme luajne hapur. Edhe ne San Siro. Dikur atje gjeje Pirlo, Seedorf. Merrje tre gola dhe dilje me nje buzeqeshje.”

Nainggolan a je ndjere ndonjehere i demtuar nga stili yt i jetes?

“Nese dikush rri deri vone, pi, pi edhe nje cigare, ne syte e mi nuk ben gjera te gabuara. Pastaj Nainggolan ne fushe luante mire. Kjo duhet te mjaftoje.”

“Nuk me shqetesojne fjalet e njerzve. Kush pi me shume se ty se di askush. Sepse une e beja ne klub dhe te tjeret e benin ne shtepi.”

Po, por ti fitove edhe nje Scudetto me Interin, vitin e shkuar.

“Nuk e llogaris fare. Per mua te fitosh nje Scudetto quhet vetem nese e fiton si protagonist.”

Ne Milano te kane trajtuar keq?

“Sapo kam ardhur thashe se isha i lumtur por me shume ishte per zhgenjimin qe kisha marre nga Roma. E nuk e fillova shume mire.”

“Pas penalltise se gabuar ne Kupen e Italise ndaj Lazios filluan te me vershellejne. Me linden dyshime dhe me ra edhe besimi.”

Mbaj mend qe ke pasur edhe nje audio ku thoje se te Roma ishte bukur e keshtu. Ishin fake news?

“Jo, isha une. Thoja qe doja te largohesha, qe doja te rikthehesha sepse nuk po ndihesha mire, doja Romen.”

“Duhet ta dija, nuk jam treguar shume inteligjent, por durim.”

Mendon se meritoje me shume hapsire?

“Nese do kisha pak besim do kisha bere mire ne ate skuader. Conte eshte nje tranjer i madh, por me ate nuk kam pasur asnje shans.”

“Nuk kemi bere sherr kurre, por kur donin te me largonin ma kane thene ne fytyre. E mua kur mi thone gjerat ne fytyre, i respektoj me shume.”

Conte te donte te Chelsea nderkohe?

“Ishte 2016, erdhi ne Rome dhe me tha: shiko, une dua te luaj keshtu, keshtu qe me duhesh ti”.

Tranjeri qe te ka dhene me shume?

“Spalletti: me te, kam bere sezonin me te mire ne karrie, ne nivel skuadre dhe individualisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.