Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,248 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro: “Jam shume i habitur me minutat e luajtura. Icardi? Per Mauron mund te them vetem dicka.”

Lautaro: “Jam shume i habitur me minutat e luajtura. Icardi? Per Mauron mund te them vetem dicka.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez pas nje viti ne Itali, duket se po luan me shume vazhdimesi tashme tek Interi i Contes por edhe tek Argjentina e Scalonit. 

I intervistuar per Tyc Sports, Toro ka folur per eksperiencen e tij me Seleccion por edhe per ceshtjen Icardi.

“Jam shume i lumtur sepse kur grumbullohesh me kombetaren duhet te vihesh ne dispozicion me te gjithe deshiren e mundshme.”

“Jam shume i lumtur qe do te jem edhe njehere ketu me shoket e mi, me grupin e Kupes se Amerikes.”

“Ne nivel personal ndihem shume mire, por duhet te stervitem qe te bej akoma me mire sepse pa pune nuk mund te shkoj askund.”

“Jane ndeshjet e para me kombetaren time, kam pasur nje pre season shume te bukur me klubin, edhe pse te shkurter, por intensiv.”

“Tani po ve minuta ne kembe per te luftuar ne ndeshjet e ardhshme me me shume dinamike dhe normalisht edhe me me shume pergatitje.”

“Jam shume i surprizuar me minutat e luajtura. E kam nisur nga pankina por me pas kam gjendur vend edhe si titullar dhe eshte shume e rendesishme kjo.”

“Edhe pse nuk e nisa me shume minuta te luajtura me Interin, kombetarja vjet dhe kete vit me ka dhene besim.”

“Ka qene dicka shume pozitive. Messi-Aguero-Lautaro? Ata te dy jane lojtare me nje histori te madhe pas shpines, nje karriere e mrekullueshme.”

“Kam hyre ne skuader dhe jam integruar menjehere, duhet te bejme nje pune ekstra qe te luajme te tre bashke, duhet te vrapojme me shume.”

“Per shembull tani tek Interi po luajme me dy sulmuesa. Por nese luan me tre sulmues me keto karakteristika, duhet qe te sakrifikohesh pa tjeter.”

“Po Icardi? Per Mauron mund te them vetem dicka: ai do te donte te qendronte tek Interi kete sezon por ashtu si mund ta dini, ai te pakten kete sezon nuk do te jete tek Interi. Por deshira e tij ka qene per te qendruar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.