Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”
Inter Club Staff

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga Lautaro Martinez ne nje interviste te gjate per programin STAR+ ne Qatar Specials.

Ke hapur nje restorant ne Milano?

“Po, jemi te lumtur per ate qe kemi realizuar. Gjithcka cfare kemi bere. Eshte dashur shume pune per te arritur ketu ku jemi”.

Vajza jote Nina ka ndryshuar jeten tende?

“Ajo ka filluar te dale kudo. Prek cdo gje, merr cdo gje, shikon cdo gje. E per me shume, na ka shkaterruar edhe kopeshtin. Eshte e tmerrshme”.

“Por Nina mua me ka ndryshura jeten, me ka bere nje njeri tjeter, nje lojtar tjeter, me ka dhene mend te tjera”.

Familja?

“Mua me kane ndodhur shume gjera, ka pasur nje moment kur gjerat nuk kane ecur ashtu si doja. Ishte familja, gruaja dhe personat e afert qe me kane dhene nje dore”.

“Thelbesore ishte kjo. Kam vuajtur shume gjate qendrimit tim larg familjes, eshte nje miks i forte ndjenjash…”

Vendi yt ne bote?

“Bahia Blanca. Me mungon shume. Eshte vendi im, ku jam i lumtur, ku marr ajer te paster, ku shpetoj dhe ku pushoj”.

“Jam me familjen, me miqte me shoket. Pasi kam fituar Kupen Amerika ishte ndryshe te shkoje ne Bahia.”

“Ishte e veshtire te dilje rruges. Ka qene hera e fundit qe kam shkuar. Kerkoj te jem sa me normal te mundem.”

Raporti me Diego Militon? 

“Te debutimi i me Racing kam zevendesuar Diego Militon. Kam nje raport te mire me te, sa here shihemi, hame bashke. Me ka dhene shume keshilla, gjithmone do i jem borxhli”.

Ndryshimi i temperamentit?

“Jam rinuar me lindjen e vajzes. Jam maturuar shume brenda dhe jashte fushes. Jam me i rritur, i peshoj me shume gjerat”.

“Me pare kam qene me impulsiv, tani jam qetesuar pak. Tani gjerat e tjera kane prioritet. Me ben keq te humbas, kur kthehem ne shtepi e kam te veshtire te flas”.

Kupa e Botes?

“Nje ndjesi e veshtire per tu shpjeguar. Shpresojme te jemi sa me te pergatitur se kurre. Kemi folur per biletat dhe per numrin e argjentinasve qe do shkojne”.

“Ne finalen e Londres na u duk sikur po luanim ne Argjentine. Ai suport, ajo cmenduri ka qene e pabesueshme. Luaj gjithmone duke menduar per Kombetaren time.”

Boterori i 2018?

“Me ka lenduar te mos isha ne Boterorin e Rusise per menyren si me foli tranjeri. Por e respektoj vullnetin e tij dhe kam kerkuar gjithmone te mbeshtes njerezit qe kane qene aty. Ka qene e veshtire sepse ka qene nje enderr e madhe qe kisha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.