Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Interit sulmon ashper edhe Ibran edhe Lukaku: “Boll me. Neser ata duhet qe te…”

Legjenda e Interit sulmon ashper edhe Ibran edhe Lukaku: “Boll me. Neser ata duhet qe te…”
Inter Club Staff

Alessandro “Spillo” Altobelli, legjenda e paharruar e Interit, eshte ndalur te flase per mikrofonat e Tuttosport ne prag te derbit te neserm.

Ai gjithcka e ka nisur me nje mendim shume kritik ndaj Lukaku dhe Ibrahimovic, duke i terhequr veshin atyre publikisht.

“Une them boll me. Ne futboll ka gjithmone zenka. Por une mendoj se ata te dy duhet ta hedhin prapa kraheve ate qe a ndodhur dhe te nisin cdo gje nga zero.”

“Lukaku dhe Ibra jane njerez te medhenj, dy burra, duhet te jene shembulli i te gjitheve e skena te tilla nuk duhet ti perserisin.”

“Une pres qe ata ti japin doren njeri-tjetrit. Nese ata duhet qe ta bejne kete gje. Jane dy simbolet e nje qyteti te madh.”

“Ata jane simbolet e dy skuadrave qe po luftojne per dicka te madhe dhe prandaj duhet te bejne gjithcka me lart per te miren e te gjitheve.”

Kush eshte me i forte?

“Romelu eshte me i levizshem djhe me i shpejte, kur niset duket si nje force e natyres. Nuk e ndalon dot askush. Mendoj se me shume i duhet Lukaku Interit, se sa Ibra Milanit.”

“Do te pelqente qe Lukaku te te arrinte ty te lista e golashenuesve me te mire ne historine e Interit (ne vendi ne dyte)?

“Tani njeri do e behej heret ose vone, dikush do me kaloje. Vite me pare shpresoja te Ivardi, por tani uroj qe te jete Lukaku.”

“U largua Icardi dhe erdhi Lukaku: kush fitoi?

“Me mire se kaq Icardi nuk mund te ishte zevendesuar dot.”

Kush fiton?

“Derbi eshte nje ndeshje me nje histori me vete. Une normalisht bej tifo per Interin. Uroj qe te jete nje ndeshje si ato te njehere e nje kohe, pa menduar shume per taktiken.”

“Te jete nje ndeshje zbavitese dhe me shume aksione per gol, sa nga njera ane te tjetra.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.