Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda e Juventusit sulmon ashper Chiellinin: “Me vjen turp. Te thuash qe urrej nje klub tjeter…”

Legjenda e Juventusit sulmon ashper Chiellinin: “Me vjen turp. Te thuash qe urrej nje klub tjeter…”
Inter Club Staff

Marco Tardelli, nje nga legjendat me te njohura te Juventusit duket se eshte rreshtuar me personazhe publik te futbollit italian qe kane dale totalisht kunder fjaleve te Giorgio Chiellinit.

Ai dite me pare, per te promovuar librin e tij deklaroi publikisht se urrente Interin dhe dy-ish lojtare skuadre te tij.

Keto kane qene fjalet e Tardellit ne nje komunikate zyrtare te tij, ku gjuha e perdorur nga ai eshte shume thumbuese ne drejtim te kapitenit te Kombetares Italiane.

“Ndjej me te vertete keqardhje per deklaratat e Giorgio Chiellinit, kapiten i kombetares dhe i Juventusit.”

“Ai eshte madje edhe nje njeri qe ka peshe edhe tek Shoqata e Futbollisteve Italiane, prandaj nuk e kuptoj.”

“Jane fjale te renda ato ne drejtim te shokeve, kolegeve, qe duhet ta konsiderojne ate nje pike referimi ne karrieren e tyre.”

“Urrejtja e deklaruar kunder nje klubi tjeter sjell me shume urrejtje. Nga kapiten si Zogg dhe Scirea kam mesuar respektin per kundershtarin edhe ne luften me te eger qe ekziston.”

Keto kane qene fjalet e Tardellit ne komunikaten e tij qe me pas ne nje interviste radiofonike ka shpjeguar qendrimin e tij me nje fjali te shkurter: “Nuk ndihem mire kur lexoj ato deklarata dhe me vjen turp.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.