Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

551 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda Maicon zbulon: “Ja kush eshte ndeshja me e bukur qe kam luajtur me Interin. Jo finalja me Bayern por…”

Legjenda Maicon zbulon: “Ja kush eshte ndeshja me e bukur qe kam luajtur me Interin. Jo finalja me Bayern por…”
Inter Club Staff

Nje interviste e gjate e Maicon Douglas Sisenando per portalin Il Veronese dhe ai normalisht eshte kthyer te koha e tij tek Interi.

Braziliani qe aktualisht ndodhet te Sona, ka folur per aventuren e tij ne Serie D por edhe per Interin e tij.

“Per eksperiencen qe kam si lojtar, them se kampionati ka perfunduar dhe eshte ne shtepine e Interit tashme.”

“Por ka skuadra te forta e duhet pasur pak kujdes. Duhet te vazhdojne te sillen mire, por shoh nje skuader qe di shume mire ate qe po ben”.

Nderkohe, mes shume kujtimesh, ai kujton golin me te bukur: “Te gjithe me thone se eshte ai me Juventusin ne 2010, edhe per veshtiresine.”

“Por per mua edhe ai ndaj Milanit nga jashte ka qene shume i bukur.”

“Ndeshja me e bukur me Interin? Mbase do te jeni kunder, por une mendoj se nuk ka qene finalja ndaj Bayern Munich, por nje ndeshje tjeter ndaj tyre.”

“Behet fjale per ate 3-2, me permbysje ne Munich, ka qene nje ndeshje fantastike. Te gjithe thonin se do te dilnim se kishim humbur ndeshjen e pare.”

“Ishte e veshtire, sepse ata kishin arritur te 2-1, por ne ja dolem. Ka mbetur ne zemren time ajo ndeshje.”

Duke hapur albumin e kujtimeve, Maicon hap edhe bastin e famshem me Mourinhon per ndeshjen ndaj Sienas.

“Ishte ndeshje e veshtire sepse vinte perpara pushimeve te Krishtlindjeve ku te gjithe Amerikano Latinet rikthehen ne shtepi.”

“Une vura bast me Mourinhon se ne fund te ndeshjes do ishim duke fituar une do te merrja nje karton te verdhe qe te rrija me shume ne Brazil duke qene se ishte kartoni i peste.”

“Por ai me tha qe kjo do te ndodhe vetem nese do te shenoja dy gola. Keshtu, te goli dyte qe bera une po vrapoja por ai po me ndiqte nga pas qe te mos hiqja fanellen e te mos merrja karton te verdhe, por une e kisha hequr kur ai mberriti (qesh).”

“E kemi ende grupin e Tripletes ku flasim shume, jemi te lidhur per gjithe jeten. Kane kaluar shume lojtare ne ato vite. Une erdha me 2006 dhe ika ne 2011. Vetem disa ja dolen. Kapiten Zanetti mbi te gjithe e meritonte ate qe ndodhi. Nje profesionist si pak njerez ne futboll.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.