Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,583 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lele Adani nuk permbahet: “Me gjeni nje tjeter lojtar ne bote si ai qe ka Interi ne kete moment: po ju flas per…”

Lele Adani nuk permbahet: “Me gjeni nje tjeter lojtar ne bote si ai qe ka Interi ne kete moment: po ju flas per…”
Inter Club Staff

Si gjithmone, Lele Adani ka qene prezent ne BOBO TV dhe ka folur per momentin qe po kalon Interi dhe Simone Inzaghi.

Por ai kesaj radhe ka dashur te ndalet edhe te nje lojtar ne vecanti tek Interi qe sipas tij nuk ka te dyte ne bote per momentin.

“Po flasim per nje moment fantastik te Interit. Une i pashe edhe ndaj Milanit, vertete duken si me nje marsh tjeter tani.”

“Inzaghi ka futur ne shina nje skuader qe dukej komplet nje kopje e shemtuar e skuadres ne fazen e pare te sezonit.”

“Dumfries? Nese Interi e shet ate, me siguri do te investoje te nje lojtar ne krah. Ne idene e Inzaghit, lojtaret e krahut jane shume te rendesishme.”

“Por dua te ndalem pak te Perisic. Ai duket sikur tek Interi ka ardhur dy here: me pare ka qene nje lojtar i forte, por edhe anarkik dhe jo konsistent.”

“Por ne 2020, kur u kthye nga Bayern Munich, u kthye komplet nje lojtar tjeter. Ai ben lojtarin e krahut, mesfushorin, mbrojtesin e qendres por edhe golashenuesin.”

“Ka nje elasticitet te pabesueshem por edhe dedikim te madh. Eshte nje situate penalizuese per Gosens por Perisic per momentin eshte i pazevendesueshem sepse ne bote, ate qe te ofron ai ne krahun e majte, aktualisht nuk ta ofron asnjeri. Ai ben gjithcka: eshte nje lojtar gjitheperfshires ne krahun e majte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.