Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Libero zbulon: “Doni te dini sekretin e madh te Lukaku per formen e mrekullueshme? Ai ka hequr dore nga dy gjera…”

Libero zbulon: “Doni te dini sekretin e madh te Lukaku per formen e mrekullueshme? Ai ka hequr dore nga dy gjera…”
Inter Club Staff

Kuzhina ka qene prej gjithmone nje pasion shume i madh i Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg nuk e ka fshehur kurre se e ka shume qef te provoje te gjitha pjatat e mundshme dhe kete gje e konfirmojne edhe deklaratat e tij ne koherat e Everton.

“Ne vere, kur nuk luajme, nuk heq kurre dore nga picat dhe hamburgerat”, deklaronte ai ne ate kohe.

Por nuk harrohet as video tallese e Hazard qe e kishte kapur nderkohe qe hante nje pjate me mish, patate te skuqura dhe shume salce.

Gjithashtu edhe fjalet e Gary Neville, qe ne koherat e Manchester United e cilesoi si “ne nje mbipeshe te dukshme.”

Por gjerat duket se kane ndryshyar per The Big Rom, dhe kete gje e tregon e perditshmja italiane Libero.

“Cfare ha tani Lukaku ne Appiano? Apo Conte e ushqen vetem me spinaq Braccio di Ferron e tij?”

“Asnje ushqim te ftohte, mozarella dhe djathera te pashendetshem, normalisht as alkol jo qe jo, e as pijet me sheqer te larte.”

“Ai ha vetem peshk, bresaola, gjera jeshille dhe fruta. Por edhe pule. Pasta dhe buke mbase nje ose dy here ne jave.”

Kjo diete e ekuilibrurar eshte baza e suksesit te nje lojtari dhe nuk eshte dicka e re.

“Messi, pas disa javesh ku volli shpesh here ne fushe, i besoi dieten e tij ekspertit te Pordenones.”

“Cristiano Ronaldo gjate stervitjeve pi vetem pije te pergatitura me nje miks karbohidratesh per te rritur rezistencen.”

“Pastaj dieta legjendare e Pippo Inzaghit nuk harrohet: gjoks pune dhe pasta pa asgje.”

“E shikoni qe gjithmone pas nje futbollisti te suksesshem qendron gjithmone nje diete e mire?”

“Romelu e ka kuptuar kete gje me ndihmen e Contes, e keshtu ka hequr dore nga dy gjera qe deri me sot nuk kishte hequr kurre: hamburgeri dhe pizza.”

“Normalisht qe edhe Antonio Conte eshte shume i kenaqur me Romelun e tij, sepse ai i ka ndjekur me perpikmeri keshillat.”

“Ne raste te tilla, nese nuk ka bashkepunim nga te gjithe, gjithcka behet me e veshtire. Prandaj edhe Lukaku eshte shume i rendesishem ne gjithe kete transformim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.