Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon: “Fale Marottas, ky armepushim me Conten po kthehet ne paqe. Ai ka gabuar totalisht per…”

Biasin zbulon: “Fale Marottas, ky armepushim me Conten po kthehet ne paqe. Ai ka gabuar totalisht per…”
Inter Club Staff

Europa League eshte per te rikompaktesuar Interin dhe per te dhene entuziazem ne skuadren zikalter pas shume vitesh.

Pas shperthimit te Antonio Contes pas ndeshjes me Atalanten, grupi ka reaguar mire dhe eshte treguar i bashkuar.

Por, edhe njehere, eshte vene re se sa i afte eshte Beppe Marotta ne punen e tij diplomatike ne klub.

“Pas deklaratave te Contes post-Atalanta, ka nderhyre Marotta per te vene ne jete nje plan per nje lloj armepushimi.”

“Por tani, fale rezultateve te mira, po transformohet gjithcka nga armepushim ne nje paqe te mirefillte.”

“Conte ka ndertuar nje grup, duke i zgjedhur lojtaret nje e nga nje, me lojtare qe ne radhe te pare jane profesioniste, pastaj lojtare.”

“Jo me kot, qe gjate sezonit askush nuk eshte ankuar se nuk luante tek Interi. As edhe nje i vetem”, ka thene Fabrizio Biasin gjate nje interviste te tij per Radio 24.

MA CULPA NUK KA MUNGUAR

“Mbi Lukakun jane gabuar te gjithe veren e kaluar: qe tek mediat, ekspertet, gazetaret e deri tek tifozet.”

“Eshte nje lojtar shume i mire brenda fushes dhe po aq i mire edhe jashte saj. Nuk kam pare kurre nje lojtar kaq te forte me shpine nga porta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.