Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

16,831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LIVE MERKATO – Mbyllet merkato e Inter, deshton tratativa per Rolando. Mancini i thote jo Cassanos!

LIVE MERKATO – Mbyllet merkato e Inter, deshton tratativa per Rolando. Mancini i thote jo Cassanos!
Bujar Berishaj

Miresevini ne rubriken ‘LIVE MERKATO’ te Inter.al, rubrike kjo e cila do te iu mbaj te informuar gjate tere dites (deri ne oren 23:00 kur mbyllet merkato ne Itali) me lajmet e merkatos zikalter. Lajmet do te jene te pasqyruara ne shqip dhe do te merren parasysh vetem burimet me te medha e me te besueshme te informacionit ne Itali, te tilla si: Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport, Sky Sport, SportItalia, Gianluca Di Marzio, Alfredo Pedulla etj. Qendroni me ne!

MERKATO MINUTE PAS MINUTE

23:00 – Mbyllet merkato ne Itali dhe mbyllet merkato per Interin!

22:51 – Gjithmone e me e veshtire qe ta shohim Cassanon tek Inter: duket se Mancini ka thene jo.

22:50 – Ka pesimizem per Cassanon. Klubi nuk eshte plotesisht i bindur per te besuar tek ai.

22:43 – Edhe Sportmediaset e konfirmon qe tratativa per Rolandon ka deshtuar.

22:39 – Agjentet e Diakite e kane propozuar lojtarin tek Inter, transferimi i te cilit tek Sampdoria ka deshtuar pasi ka kryer testet mjeksore. Lojtari eshte lojtar i lire dhe mund te firmos edhe neser. Nerkohe eshte e veshtire qe Inter te marr Cassanon brenda dites se neserme.

22:34 – Nuk ka Inter per Rolandon e nuk ka Rolando per Interin, tashme eshte perfundimtare. Ne fakt eshte bllokuar tratativa me Porton per kalimin e lojtarit tek zikalterit ne Itali. Jane mbyllur keshtu bisedimet ndermjet dy klubeve. Nuk eshte gjetur marveshja, Rolando i thote mirupafshim ngjyrave zikalter. (Sky)

22:05 – Inter dhe Porto po deshtojne te gjejne akordin per mbylljen e tratatives, dhe veshtire qe kjo te ndodh deri ne oren 23:00 kur mbyllet merkato. Inter do te provoj deri ne fund, por duket qe rikthimi i Rolandos po deshton perfundimisht. Porto gjithmone e me shume e bindur te mos e shes lojtarin ne huazim, formule qe pelqehet nga Inter.

21:38 – Ne minutat e fundit te kesaj merkatoje Rolando mbetet objektivi kryesore i Interit. Mekat qe per mbrojtesin portugez po regjistrohen hapa perpara ne tratativen me Anderlecht.

20:55 – Agjenti i Benalouane shpjegon problemin per mos ardhjen e klientit te tij tek Inter: “Atalanta deshiron nje obligim blerje, kurse Inter deshironte ta kushtezonte ate me paraqitje te lojtarit.”

20:53 – Osvaldo tek Boca Juniors mund te behet brenda 15 shkurtit.

20:51 – Arrijne konfirmime tjera, tratativa per Rolando eshte akoma ne kembe.

20:50 – Arrijne thashethemet e para per Rolandon: 700 mije euro per huazimin dhe 4 milion per blerjen.

20:30 – Murillo ka zhvilluar testet mjeksore sot, por do te vij ne qershor. Nderkohe sa i perket Rolandos shoqeria zikalter po diskuton me Porton per formulen. Huazimi? Eshte nje mundesi. Ne anen tjeter Osvaldo vazhdon t’i thote jo te gjitha ofertave, mbetet tek Interi per momentin.

20:20 – Atalanta po ben murin per Baselli dhe Cigarini: bergamasket nuk duan te rrezikojne qe ti humbasin tani ne keto ore te merkatos. Per momentin Atalanta po ben murin.

20:15 – Emri per mesfushen tani eshte ai i Luca Cigarini. Inter ne bisedime me Atalantan, mund te jete ai regista i ri.

20:05 – Gianluca Di Marzio jep shifrat e operacionit Davide Santon qe tashme eshte zyrtar. Lojtari eshte ne huazim me blerje te fiksuar ne 3.8 milion, ky huazim do te behet me blerje obligative nese lojtari arrin 10 paraqitje si titullar me fanellen e Inter.

19:53 – Inter shtyn per Rolandon, eshte ai objektivi numer nje per mbrojtjen zikalter. Eshte nje piste e nxehte dhe se shpejti priten zhvillime finale.

19:20 – ZYRTARE – Inter ka komunikuar shitjen e Bonazzoli dhe ka depozituar kontraten e Santon.

19:10 – As Ledesma e as Diarra: Inter nuk do te marr asnjerin. Per te parin nuk eshte derguar asnjehere ndonje oferte zyrtare dhe Lazio nuk deshiron te privohet nga lojtari. Diarra jo per shkak te problemit ligjor qe ka me Lokomotiv. Me shume mundesi Inter do te marr nje mesfushor tjeter.

19:00 – Po vazhdon te negociohet per Rhodolfo.

18:54 – Deshton edhe pista Diarra, Interi nuk do te rrezikoj.

18:35 – Ausilio ka mbyllur gjithcka per ardhjen e Jose Correia (sulmues i Sporting, 18 vjec), Thilo Kehrer (mediano i Schalke 04, 18 vjec) dhe Italo Santos (qender mbrojtes i Vasco Da Gama, 18 vjec).

18:32 – Benalouane-Inter, mund te behet vetem mbi bazen e nje huazimi me obligim blerje pa paraqitje. (d.m.th Inter e ka te obligueshme ta blej, pavaresisht sa ndeshje luan)

18:30 – Osvaldo eshte akoma nje lojtar i Inter, edhe nese ai largohet do te vendoset nese do te vij Cassano ose jo. Afati deri neser ne mbremje ne mesnate, pastaj duhet te zbulohet lista e EL

18:15 – Diarra nuk do te vij, Inter po provon per Rolandon.

18:05 – Shifrat e marreveshjes Inter-Samp per Bonazzolin: “Lojtari do te qendroj tek zikalterit ne huazim deri ne qershor, pastaj do te behet lojtar i Samp per 4,5 milion, me Interin qe ka te drejten e riblerjes per 9 milion, plus nje perqindje nese shitet, qe mund te ushtrohet per tre vitet e ardhshme.”

17:30 – Sampdoria ka marr Bonazzoli nga Inter.

16:48 – Agjenti i Ledesma ka thene se lojtari i tij nuk do te shkoj tek Inter. Tani ne pole eshte Diarra.

15:41 – Olsen pershendet Interin: “Faleminderit nje milion here tifozeve te Inter. Ka qene fantastike te vesh fanellen e Inter, do te me mungoj. Faleminderit eshte Interit, i uroj me te miren klubit.”

15:40 – Fernando Gago mund te vije ne Itali. Kete shkruan Tuttosport e cila thote se edhe Interi eshte e interesuar per te. Gjithsesi ky eshte nje lajm jo shum i besueshem ne keto momente.

15:30 – Kush do te jete mbrojtesi i zgjedhur nga Interi? Per Rolandon po shtyhet shume, por edhe Anderlecht po e kerkon ate me ngulm. Lojtari preferon Interin, por Porto kerkon para edhe pse i perfundon kontrata ne fund te sezonit. Nderkohe Ausilio po tenton edhe Benalouane nga Atalanta ne huazim dhe 3 milione euro detyrim blerje.

15:07 – Interi po shtyn shume per Rolandon. Kontakte te vazhdueshme ndermjet Interit dhe Portos, po provohet te mbyllet.

15:00 – Lass Diarra eshte rikthyer nje hap larg Interit. Sipas asaj qe tregohet nga mediat ne Itali, ne keto minuta, sapo ka ndodhur nje telefonate ndermjet Interit dhe lojtarit, qe ne oret e ardheshme do te jete ne Milano per te mbyllur marveshjen. Interi ka hasur veshtiresi me Ledesman prandaj ka therritur ish lojtarin e Real Madrid.

14:30 – Flet Santon serisht: “Cfare numri ke zgjedhur? Nuk e kam zgjedhur akoma por nese numri 39 eshte ende i lire do ta mendoj nje here. A kam folur me Mancinin? Jo, akoma, por do ta bej shume shpejt. Si shkuan vizitat? Shume mire. Ndoshta nuk i kam 90 minuta ne kembe, por jam ne dispozicion.

14:19 – “Kemi zgjidhur kontraten qe na lidhte me Interin. Tashme eshte i lire te gjeje nje kub te ri”, keshtu eshte shprehur agjenti i Patrick Olsen. (Bold.dk)

14:15 – ZYRTARE: Matri rikthehet tek Juventusi, per Osvaldon nuk behet gje.

13:50 – Po negociohet per Rolandon, por Porto deshiron gjithmone ta shese perfundimisht dhe jo ne huazim. (Sky)

13:20 – Ledesma, flet drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare: “Ledesma tek Interi? Jo, nuk do te behet. Sot do te mbyllen vetem disa operacione te vogla.” (LaLaziosiamonoi)

13:07 – Chievo po mundohet te shkembeje Bardin me Sorrentinon, portierin e Palermos. (Sky)

13.05 – Dinamo Kiev ka refuzuar nje oferte per huazimin e mbrojtesit Domagoj Vida nga ana e Interit.

13:00 – Davide Santon ka folur si Interist serisht pas 4 vitesh larg Interit: “Interi eshte shtepia ime, jam rritur ketu. Sapo me ka ardhur oferta kam qene i lumtur dhe jam rikthyer. Tifozet? Them vetem se gjithmone e kam respektuar kete bluze dhe do te vazhdoj ta respektoj. Ajo qe do bej eshte te jap maksimumin per Interin, klubin qe me prezantoi me futbollin e madh. Shpresoj ti jap nje ndihme skuadres dhe te ngrihemi shum shpejt. Jam shume i lumtur. Mancini? Ka qene tranjeri im perpara Mourinhos. Jam ketu edhe per te.”

12:40 – Ne mesfushe eshte pare nevoja e nje mesfushori qe te mare frenat e lojes. Prandaj Interi po tenton tek Lazio per Ledesman. Lotito ka kerkuar para edhe pse lojtari ka vetem 5 muaj kontrate te mbetur, por zikalterit duan te marin lojtarin pa paguar para. Klubi Roman duke pare se Interi nuk kishte deshire te paguante ka kerkuar Kuzmanovic ne kembim: zor se do te behet. Alternativa eshte Lassana Diarra, per te cilin dje jane hedhur serisht kontaktet me Lokomotiv, edhe pse duket e veshtire si piste. (Gazzetta)

12:25 – Konfirmohet gjithcka: Interi dhe Newcastle kane gjetur marveshjen per huazimin e Santon. Lojtari tashme eshte nje lojtar i Interit dhe duhet te kompletoje vetem vizitat mjekesore.

12:20 – Kapitulli Cassano: Bari ofron per lojtarin nje kontrate 2 vjet e gjysem. Prandaj Barezet flasim me optimizem. Kurse Interi i ofron Cassanos pese muaj kontrate me nje vit opsion rinovimi por Cassano kerkon 1 vit e gjysem kontrate, ndryshe do te vleresoje oferten e Barit. (Pedulla)

12:01 – Vazhdojne zerat per Ledesma-Inter. Lotito kerkon ne kembim Kuzmanovic. (SportMediaset).

12:00 – Interi po tenton te mare Roladon. Porto kerkon shitje perfundimtare, zikalterit provojne per huazimin. (Sky)

11:45 – Balotazh ndermjet Rolandos dhe Benalouane. Interi po kerkon rastin me pak te kushtueshem. (Gazzetta)

11:37 – INTER BOOM: Rolando eshte shume afer transferimit ne Milano. Zikalterit po negociojne me Porton ne keto momente per blerjen perfundimtare te Portugezit. Porto ka lajmeruar Juventusin per tratativen duke qene se ata e kane dashur mbrojtesin per nje kohe te gjate. Por Ausilio eshte i vendosur: ne tavoline per diskutohet per transferimin e tij perfundimtar. Pas Santon, mund te jete Rolando goditja e radhes se zikalterve!

11:00 – Interi po provon te marr Rolandon nga Porto!

10:25 – Jane ore te nxehta per transferimin e Ledesma tek Inter. Per mikrofonat e FCINTER1908 ka folr agjenti i lojtarit dhe ka thene: “Jemi duke punuar.” Priten zhvillime te rendesishme ne oret e ardhshme.

10:15 – Nje nga alternativat e mesfushes per Interin eshte edhe Daniele Baselli mirepo duket se ka deshtuar perfundimisht pasi qe Atalanta ka bere te ditur se deshiron 10 milion euro per kartonin e tij.

09:46 – Per ti dhene zyrtarizimin kalimit te Santon tek Inter perkujdeset vet lojtari, i cili ne profilin e tij ne Facebook ka shkruar: “Jeta eshte e cuditshme…. Nuk e kam imagjinuar kurre te kthehem… Dua te falenderoj Newcastle dhe te gjithe tifozet per keto tre vite e gjysme se bashku….. kemi kaluar momente shume te mira…Ky qytet dhe kjo skuader do te mbetet pergjithmone ne zemren time.
Fillon nje kapitull i ri.. Jam i lumtur qe po kthehem tek Inter… Atje ka nisur karriera ime dhe atje kam jetuar momente shume te rendesishme….. Do te bej maksimumin per te shpaguar besimin qe me eshte dhene”

09:38 – Inter ka akoma ”problemin” Osvaldo: kontaktet me Southampton per zgjidhje te huazimit nuk po sjellin fryte. Lojtari nuk ka firmosur akordin qe do e lironte nga kontrata interiste dhe keshtu Juventus eshte vene pas Matrit.

09:35 – Po punohet per mbylljen e marreveshjes se Santon: Newcastle do qe blerja pas huazimit per 3,7 milion te behet obligative pas 8 paraqitjeve me fanellen e Inter.

09:26 – Agjenti i Cassanos, Beppe Bozzo eshte ne Milano ne pritje te nje takimi me Inter: barezi do te pranonte edhe nje kontrate per 5 muaj. Syte tek zhvillimet e mundshme.

09:25 – Ka ardhur nje oferte per Nemanja Vidic. West Ham ka bere nje oferte per sherbimet e mbrojtesit serb mirepo Interi ka refuzuar.

08:42 – Pas Santon vjen Ledesma. Sot eshte dita e fundit e merkatos dhe do te jete mjaft e ndezur per Interin qe pas ardhjes se Santon do te perqendrohet ne mesfushe. Sot pritet nje takim Lazio-Inter per mesfushorin. Lotito deshiron te fitoj ndonje para kurse Interi duan ta marrin gratis, edhe sepse ne vere i skadon kontrata. Alternative mbetet Lassana Diarra.

08:08 – Davide Santon do te kthehet tek Inter. Sot testet mjeksore. Mbrojtesi italian vjen tek Inter per shkak te emergjences ne mbrojtje. Tani mbetet per tu kuptuar nese Inter do te mbyll sot edhe per ndonje mbrojtes qendre.

anxietytreatmethods.com/ativan
anxietytreatmethods.com/xanax

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.