Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Longhi: “Une di nje sekret qe ma ka thene vete Antonio Conte: ja pse nuk deshiron te heqe dore nga Lautaro.”

Longhi: “Une di nje sekret qe ma ka thene vete Antonio Conte: ja pse nuk deshiron te heqe dore nga Lautaro.”
Inter Club Staff

I lidhur ne menyre direkte me Sky Sport 24, gazetari i njohur Bruno Longhi ka folur per fitoren e Interit ndaj Sampdorias dhe per punen e Contes.

Ai eshte shprehur pozitiv per Interin dhe per tranjerin e Interit. Gjithesesi, keto kane qene fjalet e tij ne emisionin e Sky.

“Kur shikon nje skuader qe luan ashtu si luajti Interi ndaj Napolit dhe me Sampdorian, ke nje ndjesi te mire sepse ka qene nje lloj futbolli-spektakel.”

“Golat e shenuar nga zikalterit behen vetem ne stervitje kur cdo gje te del ne perfeksion. Shume rralle ne ndeshje zyrtare.”

“Kam pare nje Inter te bukur dhe per kete Conte po mendon ne menyre perfundimtare qe ta provoje edhe per kampionatin. Edhe pse perpara jane dy klube.”

“Interi duhet te beje rezultate vete por edhe te shpresoje qe te tjerat qe jane perpara te mos fitojne. Nuk eshte e thjeshte.”

“Por mendoj se Interi ka nevoje qe te permiresoje lojen e saj ne 90 minutat e ndeshjes, sepse shpesh here ka luajtur mire vetem 60 minuta.”

“Eshte e pamendueshme kjo diference kaq e madhe ndermjet 60 minutave te para dhe 30 minutave te fundit si ndaj Sampdorias ku u rrezikua gjithcka.”

Lautaro Martinez dhe fjalet e Marottes?

“Une e di shume mire se cfare mendon Conte sepse kam folur me te.”

“Ai nuk deshiron qe te privohet nga ai per nje motiv shume te thjeshte: ka punuar shume me te dhe Lukaku qe te behen dyshja qe jane sot.”

“Ai e ka krijuar kete dyshe nga hici. Nuk deshiron qe te zhduket, te venitet sikur nuk eshte asgje. Prandaj deshiron me gjithe force qe Lautaro te mos largohet.”

“Ne kete moment qe po flasim, e vetmja menyre qe Barcelona te arrije tek lojtari eshte nepermjet pageses se klauzoles 111 milione euro.”

“Por duke pare borxhin qe ka Barcelona, dhe kerkesen e qeverise spanjolle per te pasur kujdes me shpenzimet, e shoh te pamundur transferimin e tij kete vit.”

“Me duket e pamundur qe Lautaro Martinez te ike tek Barcelona.”

Conte dhe ulerimat e tij?

“Kush e di qe te pasurit nje tranjer te tille, dhe fakti qe nuk ke tifoze, mund te jete nje plus shume i madh per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.