Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Luigi, djali i Peppino Priscos legjendar zbulon: “Te ky Inter qe eshte sot, babai im do te dashuronte nje lojtar ne vecanti.”

Luigi, djali i Peppino Priscos legjendar zbulon: “Te ky Inter qe eshte sot, babai im do te dashuronte nje lojtar ne vecanti.”
Inter Club Staff

I intervistuar per La Gazzetta dello Sport, Luigi, djali i avokatit legjendar Prisco, ka treguar disa tregime te bukura per ish-drejtuesin e rendesishem te Interit.

A te merrte me vete per te luajtur futboll?

“Jo, sepse ne ate kohe te te merrnin prinderit perdore ne stervitje ishte per qullashet. Cfare koherash…”

Kujtimi i pare si interist?

“Ai qe rikthehet nga Vienna pas nje 3-1 ndaj Real Madrid qe na dha Kupen e pare te Kampioneve… Me tregoi per nje gafe te famshme te bere nga kronisti i njohur Nicolò Carosio.”

“Babai ishte shume i emocionuar ne ate kohe. Me transmetonte te gjithe deshiren dhe dashurine e tij per Interin.”

Lojtaret e preferuar te Peppinos tek Interi?

“Meazza numri nje. Me pas te gjithe ata me klas, por ai kishte qef edhe kokekrisurit. Prandaj, them Angelillo. Pastaj Corso dhe Suarez. Pastaj Mazzola dhe Milani. NE fund ka admiruar Wilkes, Beccalossi dhe cmendej per Ronaldon dhe Recoban.”

Ke do te donte sot?

“Mendoj se babai do te dashurohej marrezisht me Barellen. Jam i bindur…”

Une me Interin?

“Babai im kurre nuk ma ka imponuar Interin. Ai thjesht me ka fshehur ekzistencen e cdo skuadre deri ne moshen 4 vjecare kur degjova shoket e klases te thonin Milan.”

“Shkoj ne shtepi dhe pyes ‘Cfare eshte Milani?’ dhe ai me pergjigjet menjehere pa e zgjatur shume ‘Jane ata qe duhet te humbasin ndaj Interit’…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.