Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

407 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku ben deklaraten e pabesueshme: “Une jam gati edhe te luftoj deri ne vdekje per…”

Lukaku ben deklaraten e pabesueshme: “Une jam gati edhe te luftoj deri ne vdekje per…”
Inter Club Staff

Me rastin e fitimit te Skudetos, sulmuesi gjigand i Interit, Romelu Lukaku, ka folur per mikrofonat e emisionit La Tribune.

“Ishte momenti per te festuar bashke me popullin tim. I kam thene nje shoku qe do ishte bukur te dilnim me makine te shikonim personat.”

“Jam shume i lumtur per interistat ne bote. Edhe per skuadren, per tranjerin, per klubin, per presidentin tim.”

“Mund te them se eshte viti me i bukur i karrieres time. Shpresoj shume qe ky titull te hape nje cikel te ri per Interin.”

“Shpresoj qe te gjithe lojtaret e tjere ne Belgjike te perjetojne tituj kete sezon: Courtois, Eden dhe Thorgan Hazard, Witsel, De Bruyne.”

“Do te ishte bukur qe kete shpirt fitues me pas ta dergonim te Belgjika e per te shkuar sa me lart ne Europian.”

“Te fitosh nje titull te jep eksperience. Te ndihmon te perballesh me mire me ndeshjet.”

Pastaj Lukaku flet per karrieren time dhe nenvizon rritjen ne vitet e fundit: “Kam pasur nje clic ne planin mendor. Mendoja se ose do ndodhte tani ne moshen 27 vjecare, ose sdo ndodhe kurre.”

“Ne karriere mund te shenoj edhe 500 gola, por ne fund nese nuk fitoj asgje, per cfare me duhen keto gola?

“Une jam permiresuar shume me shpine nga porta fale punes me nje makineri ne stervitje qe te dergon topa me 30-40 kilometra ne ore dhe une me pas duhet ta ndal dhe te pasoj te shoket direkt.”

“Me pare isha vetem nje moment larg mbrojtesave ndersa tani jam perpara dy sekonda. Edhe pse nuk do te jete kurre preferenca ime, tani kam nje rol thelbesor dhe per skuadren mund te bej gjithcka, jo vetem kaq.”

“Pak a shume si Shaquille O’Neal ne basketboll. Te kem dhene 10 assist me mbush me krenari. Por puna ime nuk ndalet ketu: jam i lumtur sepse fituam nje titull, por tani duhet edhe Europiani.”

Ne fund, ai e mbyll me nje fjali per Antonio Conten: “Une per te do te luftoj deri ne vdekje. Nuk kam qene ne gjendje te shkoj te Chelsea kur ai ishte atje, por e kisha thene gjithmone qe per te luajtur me te do te largohesha nga Manchester United.”

“Ma ka thene ne menyre direkte: ‘Nese nuk punon ne stervitje, nuk do te luash, eshte thelbesore qe ti mund te luash me shpine nga porta.”

“E rendesishme eshte te takosh njerez ne jete qe te thone te verteten per tu rritur. Ky ka qene rasti i Eto’o, Drogba, Hanry. Kush eshte sulmuesi me i mire ne bote? Padyshim Karim Benzema”, e ka mbyllur fjalen e tij ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.