Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lukaku ulet ne stol ndaj Brescias? Ja formacioni qe po mendon Conte!

Inter, Lukaku ulet ne stol ndaj Brescias? Ja formacioni qe po mendon Conte!
Inter Club Staff

Mund te kete shume fytyra te reja tek Interi qe neser do te zbrese ne fushe ndaj Brescias ne Serie A.

Sipas Tuttosport, Antonio Conte mund te lere perseri shume titullare ne stol ne ndeshjen e neserme.

“Turnoveri qe solli jo pak pasoja ndaj Sassuolos, nuk i ka bere aspak mire Interit, por Conte mendon qe te beje perseri dicka te ngjashme.”

“Diten e neserme ndaj Brescias, tekniku zikalter do te luaje duke menduar edhe per sfiden ndaj Bolognas, nje ndeshje me e veshtire kjo.

NJE TURNOVER I RI – “Do te mungoje perseri Milan Skriniar, i cili do te mungoje edhe dy jave te tjera. Pasi thuhet kjo, nga minuta e pare pritet Alessandro Bastoni, i cili e nisi nga pankina ne Tardini.”

“Ne mbrojtje do te jete tjeter De Vrij dhe Diego Godin. Danilo D’Ambrosio eshte rreziku i vetem i uruguajanit per krahun e majte.”

“Nderkohe, ne mesfushe konfirmohet Barella, ndersa Borja Valero kandidon per nje vend titullari ndaj Gagliardinit qe ka luajtur tre ndeshje radhazi.”

“Por te mos harrojme edhe nje opsion tjeter: Conte mund te ule ne pankine Eriksen duke luajtur nga minuta e pare me nje 3-5-2.”

“Ndryshime te mundshme edhe ne krah, ku Moses dhe Young qe ishin dy pozitive ndaj Parmes, mund te japin kontributin e tyre nga minuta e pare.”

PANKINE PER LUKAKU? – “Kujdes ne sulm, sepse Lukaku deri me tani ka luajtur cdo minute qe kur ka rifilluar Serie A. Me sakte: 384 minuta.”

“Nese ka nje ndeshje te lehte ku ai mund te pushoje, eshte pikerisht ajo ndaj Brescias, duke pare se dhe Sanchez eshte ne forme te mire.”

“Kjo do te ishte nje nga ato ndeshje te rralla ku Antonio Conte heq dore nga gjigandi belg, duke qene se eshte dicka qe ka ndodhur shume pak kete sezon.”

“Nderkohe, nga ana tjeter, komplet e kunderta per Lautaron, qe ka pasur ndeshje qe e ka nisur edhe ne pankine.”

FORMACIONI I MUNDSHEM MUND TE JETE KY: 

Handanovic, De Vrij, Godin, Bastoni, Young, Candreva, Barella, Borja Valero, Eriksen, Lautaro, Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.