Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

705 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca ne Spanje, cfare sulmi ndaj Real Madrid: “Po cfare dreqin po beni me Hakimi? Dhe pastaj do blini 50 milione per…”

Marca ne Spanje, cfare sulmi ndaj Real Madrid: “Po cfare dreqin po beni me Hakimi? Dhe pastaj do blini 50 milione per…”
Inter Club Staff

Vizitat mjekesore ne fillim dhe me pas firma mbi kontrate per Achraf Hakimi dhe me pas ai do te jete zyrtarisht nje lojtar i Interit.

Lojtari, ka mberritur kete mengjes ne Milano dhe vjen nga Reali i Madridit por ne fakt ka qene i huazuar per dy sezone tek Borussia Dortmund.

Ne Gjermani, Hakimi, ka treguar te gjitha kualitetet e tij qe edhe ne Madrid i dinin shume mire, por me sa duket, dikush ne kete qytet, eshte cmendur vertete me Realin per “kete gabim te tmerrshem” qe po ben Reali.

“Bota e futbollit eshte gjithmone e me e veshtire per tu kuptuar. Reali i Madridit ka zgjedhur nje politike per te firmosur me lojtare te mire dhe te rinj.”

“Por ne disa raste kjo gje eshte ne rregull, ne disa raste te tjera jo. Por si mund te shpjegohet kur ti ke ne pronesi nje yll te se tashmes dhe se ardhmes te futbollit boteror, dhe e shet ne kete menyre, te zhvleresuar?.”

“Ky eshte fiks rasti i Achrif Hakimi qe po shitet per shume pak tek Interi ne Milano”, lexohet tek Marca e cila vazhdon edhe me tej.

“Achraf Hakimi ka ardhur tek Reali i Madridit kur ka qene tete apo nente vjec. Ka luajtur me te gjitha moshat e klubit te Real deri sa shkoi ne skuadren e pare.”

“Ne viti ne tij te pare tek Real Madrid nuk pati shume hapsire dhe shkoi ne huazim tek Borussia Dortmund ku u vu ne dukje si nje nga mbrojtesat e krahut me te mire ne Europe.”

“Ka shpejtesi, luan mire, shenon gola (9 kete sezon dhe 10 assist). Me pak fjale, eshte shume i talentuar.”

“Eshte e pakuptueshme se si Real Madrid po le te largohet nje lojtar 21 vjecar qe ka qene super protagonist me paraqitje spektakolare ne Bundeslige.”

“Duhet te kete dicka ne kete mes qe ne nuk e njohim, sepse nuk e kuptojme kete pozicion te Real Madrid.”

“Reali po shet Hakimi dhe mos u cudisni sikur pas nje apo dy vitesh te blihet ndonje me i dobet se Hakimi per nja 50 apo 60 milione euro.”

“Jane gjerra te cuditshme te futbollit… dhe te ketij Real Madridi. Do te shohim shume shpejt nese eshte nje gabim i rende ky apo jo. Por une mendoj se po. Koha do e thote me mire”, shkruan per Marca gazetari Carlos Gonzalez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.